“Albpetrol”: Asnjë shitje pa para në dorë për ARMO-n
Autori i Lajmit: Redaksia
Pas problemeve të krijuara me shlyerjen e detyrimeve, kompania “Albpetrol” sh.a ndryshon rregullat për shit-blerjen e naftës me ARMO-n. Nëse nuk parapaguan për sasinë e interesuar, ARMO nuk do të mund të tërheqë asnjë litër nafte. Ky ka qenë vendimi i fundit i Këshillit Mbikëqyrës së kompanisë. “Fillimisht do të bëhet parapagimi i të gjitha faturave të naftës, që ARMO kërkon dhe me pas do të mbushen autobotet me naftë për të”, është shprehur drejtori i “Albpetrol”, Ferdinand Murati, i cili e drejton këtë kompani prej afro katër javësh. Deklarata e kreut të kompanisë lidhur me ndryshimin e praktikës së marrëdhënieve të shit-blerjes, si dhe marrëdhënieve ekonomike mes dy kompanive, ka ardhur menjëherë pas vendimit që Këshilli Mbikëqyrës i “Albpetrol” ka marrë pak ditë më parë. Burime zyrtare nga kompania shtetërore “Albpetrol” konfirmojnë se ky vendim ka lidhje me moskorrektësinë e treguar deri më tani nga ARMO, për likuidimin e faturave të blerjeve të sasisë së naftës.
Ky lajm është publikuar: 17/11/2009