"Albpetrol", gjysma e punonjësve nuk paguhen prej katër muajsh
Më shumë se gjysma e punonjësve të kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës "Albpetrol" nuk paguhen prej tre muajsh. Shkak është bërë kriza financiare ku ndodhet prej muajsh kjo kompani.
Bëhet fjalë për punonjësit e shtatë sektorëve dhe ndërmarrjeve që varen prej kompanisë. Punonjës të sektorit nr.7 në vendburimin e naftës në Zharrëz tregojnë për gazetën se kanë që nga muaji gusht pa marrë rrogën. Përveç këtij sektori, pagat nuk janë shpërndarë edhe për ndërmarrjen e Trangatit, Qendrën e Përpunimit të Naftës në Marinëz, Qendrën e Prodhimit në Patos etj.
"Vetëm ne jemi në punë në familjet tona dhe prej tre muajsh po diskutojmë edhe bukën e familjes. Kemi fëmijë të vegjël e në shkollë", thotë një nga naftëtarët.
Ata tregojnë se u janë ankuar drejtuesve të ndërmarrjes, si dhe sindikatave, por ende nuk kanë marrë përgjigje prej tyre. Vetëm shpresa po i mban në punë. Naftëtarët e papaguar shprehin frikën për humbjen e vendit të punës, nëse prononcohen me emër. "Është kohë reformash dhe humbasim punën nëse deklarohemi hapur. Kemi frikë të kërkojmë edhe djersën tonë", thotë Ajeti, një naftëtar.
Një tjetër thotë se, edhe mes shokëve dhe kolegëve është frikë të flasësh për kërkesën e pagës, pasi presioni që ushtrohet për nxjerrje nga puna është i lartë. Po ashtu naftëtarët tregojnë se pa pagë kanë mbetur të gjithë ata naftëtarë që i tërheqin paratë bankës "Tirana", ndërsa ata që janë vendosur të marrin pagën tek "Raifeissen" nuk kanë probleme.
Kjo diferencë mes punonjësve ka bërë që naftëtarët të ankohen për persekutim. Ata janë interesuar dhe janë informuar prej drejtuesve të tyre se fondi i pagave i është dërguar bankës "Tirana", por meqenëse kompania ka një kredi të papaguar në këtë bankë, fond i pagave është mbajtur nga banka për shlyerjen e borxhit.
Ky fakt pohohet edhe nga drejtues të kompanisë "Albpetrol", të cilët tregojnë se për shkak të mosshlyerjes së faturave nga kompania "Taçi Oil", në fillim të vitit 2009, "Albpetroli" ka marrë kredi në bankë për të shlyer pagat e punonjësve.
Kjo kredi nuk është shlyer nga kompania dhe banka ka vepruar vetë, duke bllokuar fondin e pagave.
Sot, kompania "Albpetrol" ka mbi 4400 punonjës, ndërkohë që deri në muajin dhjetor pritet që ky numër të zvogëlohet ndjeshëm, në kuadër të përgatitjes së kompanisë për privatizim.