Albpetrol, oferta joserioze nga kompani të panjohura
Mes një klime paqartësie, spektakli që në shumë raste doli fals dhe ofertash mashtruese, fati i naftës së nëntokës shqiptare mbetet i paqartë pasi shumë nga kompanitë kandidate për ta blerë nuk kanë paraqitur garanci për ofertën e vet.
Ofertat
- Vetro Silkiroad Equite Ltd ofroi 850 milionë euro, mungon garancia e ofertës
- Amber Shine ofroi 790 milionë euro
- Bankers Petroleum ofroi 303.8 milionë euro për blerjen e Albpetrol
- Win Biznes ofroi 287.6 milionë euro.
- Kurum u përjashtua pasi shkoi me vonesë.
- Gazprom ofroi vetëm 52 milionë euro
Kompania shqiptare e nxjerrjes së naftës disponon në teori të gjitha rezervat hidrokarbure të nëntokës shqiptare, të cilat, pjesërisht i shfrytëzon vetë dhe përgjithësisht i ka dhënë me koncesion për kompanitë private.
Ajo është pajisur edhe me një licencë gazi.
Të ardhurat vjetore të saj janë rreth 70 milionë dollarë.
Albpetrol, oferta joserioze nga kompani të panjohura burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip
