E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albtelecom, oferta të reja

 

Gjiganti i telefonisë fikse Albtelecom shton ofertat për klientët e saj që dëshirojnë të abonohen në shërbimin e internetit me ADSL. Duke nisur nga dita e djeshme e deri më 19 nëntor, Albtelecom vjen me një super ofertë. Të gjithë ata që zgjedhin të bëhen abonentë të shërbimit të internetit me ADSL, Albtelecom dyfishon ofertën, duke dhuruar për klientët e rinj modemin dhuratë dhe tarifën e instalimit falas për një periudhë treditore. Drejtori i Përgjithshëm i Albtelecom, Mustafa Reshit Akdogan, tha se kompania ka kryer një sërë investimesh në shërbimin e internetit. Ai tha se pas fushatave promocinale, reagimi dhe interesi i konsumatorit ka qenë mjaft i madh. "Mund t'ju konfirmoj jo pa krenari se në këtë moment që po flasim, jemi operatori i parë në treg dhe përsa i përket shërbimit të internetit në Shqipëri. Në 90 ditët e fundit numri i abonentëve që kanë zgjedhur shërbimin tonë është rritur me 500 për qind. Albtelecom, i cili ofron shërbimin e internetit më të sigurt, më të shpejtë dhe të një cilësie shumë të lartë, aktualisht është operatori i parë", tha Akdogan. Drejtori i Përgjithshëm i Albtelecom shtoi se nisur nga interesi i madh për pajisje me shërbimin e internetit me ADSL, se nga data 17 deri më 19 nëntor klientët do të përfitojnë modemin dhe tarifën e instalimit falas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›