“Die Presse”: Grevë urie për zgjedhjet
Gazeta e njohur austriake "Die Presse" i ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme grevës së urisë së deputetëve të Kuvendit shqiptare dhe krizës politike me këtë rast. "Vota është e shenjtë", qëndron me germa të mëdha në mes të sallës së Parlamentit. Përpara kanë zënë vend 10 deputetë, duke protestuar me grevë urie, që çdo votë të qëndrojë vërtetë e shenjtë. Grevistët, përfaqësuesit e partive të vogla të vendit jug-lindor të Evropës, pretendojnë që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri zgjedhor, i hapin çdo derë dhe çdo portë mashtrimit zgjedhor. Një prej tyre është Ilir Meta, dikur ministër i Jashtëm dhe Kryeministër. "Ata po përpiqen të shkëpusin nga jeta politike Partinë Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe partitë e tjera të vogla. Ky është një dëmtim i principeve të zgjedhjeve të lira", shprehet 39-vjeçari, kryetari i një partie të majtë të vogël në një bisedë telefonike me "Presse".