E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albtelekom hedh në treg ofertën e re

 

Kompania Albtelekom ka hedhur në treg ofertën e saj më të re. Tashmë të gjithë mund të kenë në shtëpitë e tyre internetin, aq shumë të dëshiruar, të shpejtë dhe me cilësi të lartë. Duke u abonuar në shërbimin ADSL nga data 1-31 mars, të gjithë do të përfitojnë tarifën e instalimit si dhe dy muaj internet falas. Në këtë mënyrë të gjithë abonentët do të kenë internet 24 orë në 24, duke harruar për dy muaj shpenzimin e faturave. Së fundi, Albtelekom ka fituar të drejtën për ofrimin e shërbimit të internetit për të gjithë sistemin arsimor, parauniversitar. Sipas projektit që u nënshkrua vetëm pak ditë më parë midis Ministrisë së Arsimit dhe kompanisë Albtelekom, do të jenë rreth 2017 shkolla që do të përfitojnë nga teknologjia e avancuar që ofrohet vetëm nëpërmjet shërbimi ADSL. Ky kontribut që kompania Albtelekom jep në modernizimin e sistemit arsimor shqiptar, do të ndikojë në nivelin e studimit dhe formimit të nxënësve shqiptarë në të gjithë shkollat e vendit. Ndërkohë burime të Albtelekom bëjnë të ditur se shumë shpejt kjo kompani do të vijë edhe me shërbime të tjera, që flasin për teknologjinë më të fundit në fushën e telekomunikacionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›