Bankat, edhe 2009 fillon me pak kredi e depozita
Fabjola Çela
Statistikat e janarit tregojnë që ekonomia shqiptare po përfshihet nga frika dhe rënia. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë një ulje të ndjeshme të kreditimit dhe depozitimit edhe për muajin e parë të vitit. Sipas statistikave, në janar të këtij viti totali i kredisë së re të dhënë në euro arrin në 45 milionë nga 115 milionë që ishte në dhjetor. Kjo është shifra më e ulët e kredisë së dhënë në euro të paktën për katër vitet e fundit. Në shifrat e Bankës së Shqipërisë vihet re një ulje e ndjeshme nga 26 milionë në 9 milionë euro të kredisë mbi 5 vite. Shumica e kësaj kredie përdoret për blerje apartamentesh dhe tkurrja e saj është një lajm i keq edhe për sektorin e ndërtimit. E njëjta situatë është edhe për kredinë në lekë. Në krahasim me dhjetorin ku u dhanë 9.283 milionë lekë kredi, në janar bankat kanë dhënë 8.673 milionë lekë. Pra, janari për herë të parë tregon që bankat nuk kanë besim të japin kredi edhe në lekë. Edhe në kredinë në lekë, duket se sektori i ndërtimit është më i prekuri, pasi kredia e re mbi 5-vjeçare është ulur me rreth 500 milionë lekë në krahasim me dhjetorin. E thënë më ndryshe, bankat e kanë filluar me pak besim vitin 2009 duke tkurrur kredinë e dhënë si në euro ashtu edhe në lekë. Moskreditimi i ekonomisë ka dy arsye, forcimi i kushteve nga banka dhe ulja e kërkesës për kredi. Në ekonomi të dyja këto arsye tregojnë për një tkurrje investimesh dhe si rrjedhojë për më pak rritje ekonomike.
Depozitat
Situata monetare duket se po i rikthehet trembjes së muajve tetor-nëntor. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se depozitat në valutë në janar u rritën vetëm me rreth 60 milionë euro. Nga 1.917 milionë që ishin në dhjetor arritën në 1.973 milionë në janar. Por problem duket se është zhvlerësimi i lekut. Të dhënat reagojnë se shqiptarët nuk po i dërgojnë lekët në banka, ose më saktë po i dërgojnë më pak nga muaji në muaj. Kështu nga 212,985 milionë lekë që ishte totali i depozitave në lekë në muajin dhjetor, në janar arriti në 174,602 milionë lekë. Ulja e ritmit të depozitimit ka dy arsye. E para frika nga lajmet jo të mira për sistemet financiare të vendeve të BE dhe SHBA dhe e dyta mungesa e kursimit, ose më saktë varfërimi.
te dhenat per janarin
Kredia në euro (në milionë)
Tetor Nëntor Dhjetor Janar
Deri në 6 muaj 18 31 24 14
6 muaj deri në 1 vit 29 13 45 17
1-3 vite 9 6 13 1
3-5 vite 11 8 7 4
Mbi 5 vjet 25 19 26 9
Totali 92 77 115 45
Kredia në lekë (në milionë)
Tetor Nëntor Dhjetor Janar
Deri në 6 muaj 1,420 974 1,481 815
6 muaj deri në 1 vit 3,410 2,566 4,027 5,066
1-3 vite 1,192 1,538 1,545 1,292
3-5 vite 888 666 561 367
Mbi 5 vjet 2,199 2,028 1,669 1,133
Totali 9,109 7,772 9,283 8,673
Depozitat në euro (në milionë)
Tetor Nëntor Dhjetor Janar
12-mujore 37 18 27 32
6-mujore 71 38 16 20
3-mujore 187 35 66 57
1-mujore 589 735 641 730
Llogari rrjedhëse 1,024 935 1,166 1,133
Totali 1,909 1,762 1,917 1,973
Depozitat në lekë (në milionë)
Tetor Nëntor Dhjetor Janar
12-mujore 7,675 4,499 9,034 13,920
6-mujore 5,195 4,069 5,219 5,176
3-mujore 6,647 4,228 7,296 12,691
1-mujore 7,731 10,280 8,473 12,268
Llogari rrjedhëse 31,835 121,031 182,470 129,733
Totali 159,487 144,353 212,985 174,602
Norma mesatare e kredisë në lekë (në përqindje)
Tetor Nëntor Dhjetor Janar
Deri në 6 muaj 12.99 13.44 11.18 11.74
6 muaj-1 vit 12.46 12.05 10.76 10.27
1-3 vjet 15.60 14.39 12.69 14.49
3-5 vjet 14.17 13.90 12.78 14.27
Mbi 5 vjet 12.21 12.13 13.20 13.68
Norma mesatare e kredisë në euro (në përqindje)
Tetor Nëntor Dhjetor Janar
Deri në 6 muaj 8.74 8.89 8.18 8.73
6 muaj-1 vit 8.50 8.41 6.72 7.28
1-3 vjet 9.30 8.06 7.89 7.45
3-5 vjet 9.42 7.86 6.83 7.51
Mbi 5 vjet 8.00 7.24 7.42 6.95