“Albtelekom”-i prezanton produktet më të fundit në panair
“ALBtelecom” nga data 25- 30 nëntor 2009 do të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të “Klik Ekspo Group”. Gjatë pesë ditëve të panairit, “ALBtelecom” do të prezantojë për publikun shqiptar dhe të gjithë klientët produktet dhe shërbimet më të fundit të hedhura në treg me cilësinë më të mirë. Pranë stendës së “ALBtelecom” publiku shqiptar do të ketë mundësi të prekë nga afër cilësinë më të lartë për të gjitha shërbimet e telefonisë fikse dhe internetit. “ALBtelecom” do të vazhdojë të impresionojë dhe surprizojë klientët dhe publikun jo vetëm më ofertat e hedhura në treg, por dhe me aplikimin e teknologjisë më të fundit. Gjithashtu vizitorët e panairit, do të kenë mundësinë të shohin dhe prekin transformimin e shërbimeve të ofruara nga kompania më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri. “ALBtelecom”, gjatë ditëve të panairit do të jetë i pranishëm me ofertën më të fundit të “ADSL”, “PSTN”, “alblue”,”Pa Limit” dhe telefonat “Cordless” (pa kabëll).
Në këtë panair, “ALBtelecom” ka menduar të jetë aktiv duke u ofruar mundësitë të pafundme publikut shqiptar, të cilët përveç kënaqësive që do të marrin nga produktet më cilësorë në treg, përmes ofertave të veçanta që do të aplikohen gjatë ditëve të panairit, do të kenë mundësi të prekin dhe të bëjnë të tyret produktet e shërbimet. “ALBtelecom” së fundmi ka hedhur në treg ofertën më fantastike të internetit. Duke aplikuar për shërbimin e “ADSL”-së nga “ALBtelecom”-i, abonentët e rinj do të përfitojnë “Modem ËIRLESS”, instalimin dhe 2 muaj internet, të gjitha falas. Për të gjithë që duan të kenë një numër fiks në shtëpitë e tyre, mundësitë e ofruar nga gjiganti i telefonisë nuk rreshtin. “ALBtelecom” tani ofron falas instalimin dhe një muaj bisedë brenda rrjetit. Klientët do të kenë mundësi të njihen me produktet më të reja, kartën “alblue” me cilësinë më maksimale dhe tarifat ekonomike si dhe kartën “alblue” me të së cilën kushdo mund të telefonojë përmes telefonit fiks, internetit apo dhe celularit.
25 Nentor 2009