Ekspertët: Vendi duhet të gjejë një model të ri për zhvillimin ekonomik
Pas 19 vjetësh tranzicion, Shqipëria duhet të zbatojë një model të ri për zhvillimin ekonomik të vendit. Qëndrimi i Guvernatorit Fullani, bërë publik dy ditë më parë gjatë një takimi me bizneset mbështetet edhe nga ekspertët e ekonomisë. Ata shpjegojnë se ky model i ri është i domosdoshëm në kushtet kur shumë nga burimet që kanë financuar deri tani ekonominë tonë, ose kanë shteruar, ose janë drejt shterimit. “Me sa duket ne jemi në fund, në ezaurim të një modeli 20 vjeçar që mund ta quajmë dhe rritje tranzicionit ku rritja ekonomike është ushqyer kryesisht nga remitancat, nga të ardhurat nga privatizimet, nga kreditë e buta po ndihmat e ndryshme dhe nga një lloj tutele për sa i përket marrëveshjes me FMN-në. Po hyjmë në një fazë ku disa nga këto faktorë po ndryshojnë dukshëm”,- shpjegon eksperti i ekonomisë, Adrian Civici. Ekspertët e ekonomisë sugjerojnë gjetjen e rrugëve të reja për financimin e ekonomisë, një prej të cilave është eksporti, nëpërmjet rritjes së konsukurrueshmërisë të produkteve shqiptare. “Ne po hyjmë në një fazë kur duhet të kemi një ekonomi më të strukturuar, në sensin që prodhimi i brendshëm të vijë në rritje. Ne duhet të kërkojmë një model të qëndrueshëm, pse mos themi dhe një model të ri të zhvillimit ekonomik që të garantojmë rritjen ekonomike të vendit”- shprehet Civici. Dobësitë strukturore konsiderohen një ndër problemet më të mëdha të ekonomisë sonë. Kjo pasi modeli ekzistues i zhvillimit të vendit ka favorizuar sektorë të tillë si shërbimet dhe ndërtimi përkundrejt industrive eksportuese apo konkurruese me importet, të cilat garantojnë edhe një rritje ekonomike afatgjatë.
Kursi i këmbimit
Banka e Shqipërisë
Më poshtë do të gjeni kurset e reja të këmbimit.
PëRDITëSIMI I FUNDIT: 11:55:17, 24.11.2009
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 92.04 +0.35
EURO EUR 137.49 +0.26
Poundi Britanik GBP 152.05 -0.16
Franga Zviceriane CHF 91.02 +0.12
Jeni Japonez (100) JPY 103.69 +0.48
Dollari Australian AUD 84.54 -0.20
Dollari Kanadez CAD 86.90 +0.24
Korona Suedeze SEK 13.32 -0.04
Korona Norvegjeze NOK 16.41 0.00
Korona Daneze DKK 18.49 +0.03
SDR SDR 147.51 +1.06
Ari(OZ 1) XAU 107736.17 +880.64
Argjend(OZ 1) XAG 1715.53 -9.16
Interesat bankare
Banka e Shqipërisë
Më poshtë do të gjeni interesat e reja të ofruara nga banka.
Përditësimi i fundit: 23.11.2009
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.46%
12M 12-mujor 7.82%
6M 6-mujor 6.71%
3M 3-mujor 5.78%
1M 1-mujor 5.16%
1Ë njëjavor 4.66%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.64%
1Ë njëjavor 6.03%
o/n njëditor 5.64%
12M 12-mujor 9.58%
6M 6-mujor 8.29%
3M 3-mujor 7.19%
25 Nentor 2009