E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albtelekom, internet pa limit për 3999 lekë në muaj



“Albtelekom”-i sjell surprizën më të bukur të verës për të gjithë përdoruesit e internetit. Duke filluar nga data 21 korrik, për të gjithë ata që kërkojnë internet të shpejtë, pa kufizime dhe me çmim të arsyeshëm, kompania hedh në treg paketën e internetit “4 Mbps pa limit”, për 3999 lekë në muaj. Kjo paketë, u jep mundësi të gjithë përdoruesve të internetit të shkarkojnë filma, foto, video, informacion, të komunikojnë me video dhe zë, si dhe të përfitojnë nga çdo gjë tjetër që ofron bota e mrekullueshme e internetit vetëm me kohën e një klikimi. Ata që zgjedhin të abonohen në këtë paketë nga data 21 korrik deri më datë 25 gusht 2010, “Albtelekom”-i u ofron mundësinë më fantastike, pjesëmarrjen në shorteun nga ku do të përzgjidhen 39 personat që do të kenë fatin të ndjekin live koncertin e “U2” në Stamboll në datën 6 shtator 2010. Në momentin që regjistrohen në paketën “4 Mbps pa limit” me 3999 lekë/muaj, klientët e “Albtelekom”-it automatikisht do të jenë pjesë e shorteut. Superoferta për pjesëmarrjen në shorteun është e vlefshme deri më datë 25 gusht 2010 dhe për fituesit përveç biletës së koncertit, paketa përfshin shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit në hotel për një natë. Gjithashtu të gjithë abonentët ekzistues të paketave të ndryshme të ADSL, përveç klientëve të paketave “ADSL Pro”, të cilat nuk janë pjesë e ofertës, duke u abonuar në paketën “4 Mbps pa limit”, do të jenë pjesë e shortet të madh dhe fituesit do të publikohen në një nga mediat kryesore.

21 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›