E Shtunë, 31 Tetor 2026

PTK-ja qitet në shtije

Prishtinë, 5 gusht - Ministria e Ekonomisë dhe e Financave ka hapur ftesën për pjesëmarrje në procesin tenderues për shitjen e aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Në ftesën e publikuar thuhet se qëllimi i këtij tenderi është shitja e shumicës së aksioneve të “Postës dhe Telekomit të Kosovës, 100 për qind e të cilave aksione aktualisht zotërohen nga Republika e Kosovës”. 
“Komiteti Qeveritar i Privatizimit fton formalisht palët e interesuara, në veçanti operatorët e Telekomit dhe investitorët financiarë me eksperiencë në sektorin e telekomit, të dërgojnë kërkesat e tyre me shkrim në lidhje me kriteret dhe procedurat për parakualifikim për pjesëmarrje në tender”, thuhet më tej në këtë ftesë. Afati i fundit për dërgim të dokumenteve për parakualifikim është 13 shtatori i vitit 2010.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›