Berisha fton në duel Ramën, pa mandat kryebashkiaku
Nuk ka ndodhur kurrë ne vendet e NATO, që një kryeministër të përballet në zgjedhje me një kryetar bashkie
Hyrja në NATO është meritë e kësaj qeverie dhe jo e gjithë qeverive të tjera?
Hyrja në NATO, nuk kam parë tek vetja ime gëzim më të madh sesa kam parë tek qytetarët e thjeshtë, sepse ne nuk po them gjenetikisht, se nuk është e vërtetë, për më shumë se kushdo tjetër kemi histori të dhimbshme dhe rreziqet sa asnjë komb tjetër. Instikti i sigurisë dhe i mbrojtjes ka bërë që shqiptarët ta ndjejnë deri në palcë gëzimin e këtij momenti, sepse kanë vuajtur më shumë se çdo komb tjetër për sigurinë. Ne sot e tutje veçanërisht për të rinjtë, nuk do të kenë kurrë historia të tilla. Së dyti, ne kemi pasur një problem të tmerrshëm, një arkiv të zezë të krijuar nga regjimi, për 45 vite me radhë ne ndërtonim bunkerë, mjerim, krijonim kampet e burgjet më të tmerrshme përcillnim në botë lajmet më të neveritshme e më të papranueshëm, arkivi i zezë që u ndërtua nga regjimi, është një mbyllje e këtyre kapitujve. Kam dy lloj fjalimesh, burokratike nga të cilat bëj një analizë dhe të inspirimit. Nëse nuk më dalin nga thellësia e shpirtit, nuk shkruaj as edhe një çerek fjale për to. Atë ditë që u ngrit flamuri në NATO, iu referova martirëve të kombit. Pa ata, flamuri nuk ngrihej kurrë aty. Historia e njerëzimit është tepër e dhimbshme. Në këtë moment kjo mund të duket e çuditshme. Reformat janë një proces i vazhdueshëm dhe askush nuk mund të mohojë. Në vendet e lindjes, kërkesa jonë ishte e para sepse sapo ishte shpërbërë traktati i Varshavës, e vërteta është se dhe për NATO-n kishte një dilemë. Ajo bazohej mbi vlera dhe jo mbi ekzistencën e një blloku, siç ishte menduar. Klinton krijoi partneritetin për paqen, si do bashkëpunonte NATO me ne, ne ishim shoqëri të militarizuara, për të na ndihmuar ne të demilitarizoheshim.
Në kuadrin e festimeve për hyrjen në NATO, titulli kryesor në gazetën zyrtare tuajën ishte: Berisha ngre flamurin shqiptar më lart se kurrë në histori. Jeni dakord?
Rama ka mani të kontrollojë çdo media. Unë nuk i jap asnjë titull asaj gazete. Unë titullin nuk e kam pasion, shkruaj kur dua vetë. Ndonjëherë me emër, ndonjëherë me pseudonim. Nuk jam marrë me tituj. Po të dua e bëj, por kam tjetër koncept, nëse dua unë shkruaj vet e respektoj misionin e gazetarit, ka pasur një vit që kam shkruar 150 artikuj në një vit, ca me emër ca pa emër.
Tani që keni arritur një ëndërr, a mendoi se politika shqiptare e ka vonuar me defektet e veta integrimin në NATO, mund të ishim integruar më parë?
Nëse ju analizoni krizën e sotme financiare, absolutisht në disa aspekte është si motër me atë që përjetuam ne. Në të dyja rastet është babëzia njerëzore ajo që e krijoi, është krizë morale në radhë të parë, konsekuencat janë financiare ekonomike, etj. Njeriu në natyrën e tij, është natyralist i prirur për tu joshur. Nxitja e joshjes për tu pasuruar, ka ndodhur në të dyja rastet. Në rastin tonë ka pasur një tjetër gjë, njerëzit nuk kishin njohuri financiare që kanë sot, tek ne u tha se qeveria i mori paratë dhe njerëzit e besuan, u saktësua më vonë nga komisioni por kjo krizë erdhi dhe pengoi. Tani e kam shumë të thjeshtë. Deri në vitin 96, nuk ka pasur asnjë shkresë lidhur me pasojat e saj. Pati një moment kulmor shqiptarët u faktuan. Kosovarët u mirëpritën dhe Millosheviçi nuk e njollosi dot NATO, ndodhi dhunimi sistematik i zgjedhjeve dhe ngritja e murit të korrupsionit. Van de Bruk ka ardhur në 96 dhe kanë botuar librin e bardhë dhe e kanë quajtur Shqipërinë të përshtatshëm për të hapur negociata për stabilizim asociim. Krimi dhe korrupsioni bllokuan procesin, kam pasur rastin të shkoj në këshillin e Atlantikut të Veriut, i njoftoja për çfarë kemi bërë.
A ndjeni faj brenda vetes si lider politik për shkak të rrëmujave të 91-92, trazirat e 97, ngjarjes së 98? Mos është fitore si e Pirros?
Jo, një Shqipëri që dilte pas 40 e ca vitesh monizmi, por për çdo vend dhe vendet më demokratike përballen me probleme sociale, me protesta me fenomene, por e rëndësishme është që ato nuk ndryshojnë. Kjo është më kryesorja. Shqipëria në 92, ishte një vend me një inflacion 3 shifror, me një rënie ekonomike -40% me papunësi 80%. Kur kaloja nga shtëpia ime për në zyrë, e shihja sheshin Skënderbej me njerëz pa punë ka qenë skemë tepër e rëndë. Çfarë ndodhi në Shqipëri, në sajë të reformave të thella ia doli në vitin 95 të jetë i vetmi vend në Europë me rritje 2 shifrore.
Sapo fituat zgjedhjet, premtimi i parë juaji ishte pajisja e shqiptarëve me dokumente dhe lëvizja e lirë
Lexojeni mirë programin tim. Atë që ka bërë qeveria, i ka dyfishuar minimalisht pensionet, për çdo vend problemi numër një është varfëria. Detyra e çdo qeverie është të luftojë varfërinë me vendosmëri të madhe. Ishin rreth 170 mijë pensionistë në fshat që merrnin 1 dollarë në ditë, tani do të marrin 2 dollarë e gjysmë, do të ecim deri sa ti barazojmë.
Pamë mungesën e Topit në ceremonitë e zhvilluar në Tiranë. Mos ka ardhur kjo nga një qejfmbetje pas deklaratës suaj se duhet të jeni ju ai që do të përfaqësoni Shqipërinë në çdo vend?
Çfarë e kujton ti kryeministrin, shefin e protokollit të shtetit? Më pyet për protokollin tim. Nuk jam shefi i protokollit të shtetit. Nuk mund të merrem me atë.
Ju detyruat protokollim e Strasburgut për të shtuar karriget. Ishin 28 u bënë 30?
Se kush do të ishte aty ishin kryeministra, sepse ka një gjë. Ka republika parlamentare edhe presidenciale, në këto të fundit presidenti është shefi i ekzekutivit. Ka qenë Shqipëria në kohën time, qeveria do të bënte atë që i thosha unë sepse unë merrja timonin. Ishte i pranishëm presidenti çek, por nuk foli. Në republikat parlamentare shef i ekzekutivit është kryeministri dhe them se ka një përjashtim të vogël. Kur presidenti zgjidhet nga populli, atëherë ka të drejtën të pretendojë se përfaqëson kombin.
Mungesa juaj në koncert Baden Baden. Ftohja juaj me presidentin? Parimore apo personale?
Është marrëzi. Nuk po shkoja unë se shkoi Topi? Në asnjë mënyrë. Nuk mund ta konceptoj një gjë të tillë. Kisha ftesë në koncert, arsyeja e mungesës ishte një tjetër çështje. Asnjë pengesë ka një marrëdhënie korrekte.
Pasojat e lidhjes suaj me presidentin. Në vitin 92 në rolin e presidentit kishit gjithçka në dorë, ky është një tjetër model, ju keni marrëdhënie të këqija me presidentin, prokurorin, kryetarin e SHIK-ut?
Jeni i gabuar. Kam marrëdhënie korrekte institucione me presidentin e republikës, nëse do të më thoni se unë të pranoj vendin tim republikë presidenciale, ajo është parlamentare. Janë tepër normale me drejtuesin e SHIK-ut, marrëdhëniet janë shumë normale me KLSH. Për herë të parë që një kryeministër detyron administratën, të pranojë të mirëfilltë kontrollin e shtetit. Këto i shtoni nga xhepi. Ka një problem me prokuroren e përgjithshme, që nuk është problemi im me të.
Keni akuzuar qeverinë Nano që kjo qeveri e bënte korrupsionin me vendimet e qeverisë?
Nuk po them se ka akuzuar Berishën. E keni gabim por them se ka krijuar një gjë më qesharake, sepse aktet kolektive nuk gjykohen. Ministri gjykohet nuk është akt kolektiv, është akt individual, është vullnet politik i kësaj qeverie. Mund të kem pasur 1000 rezerva për vendimet e Nanos, por një VKM nuk gjykohet. Në një proces keqpërdorimi ekstrem, kjo zonjë e cila i ka bërë shërbime vendit, ka lënë shkas për këtë gjë. Këtë gjë unë nuk mund ta pranoj.
Nga kush po përdoret politikisht prokurorja e përgjithshme? A e keni votuar ju atë? Kush e mori?
E dini dhe keni frikë ta thoni. Kjo është e njohur, e kam thënë. Kam dëgjuar një debat kur në mënyrën më tragjike deklaronit se procedura nuk ka rëndësi, por procedura ligjore është e qytetarit, penalja është e shtetit. Mos ti bëjmë këto. Nuk ka rëndësi, ka rëndësi që macja ha minj, nuk ka rëndësi ngjyra e maces.
Mos është gjë Rama?
Edhe më qortoni pse po merresh me të dhe më çoni sërish tek ai.
Zgjedhjet do ti shtyni?
Zgjedhjet nuk pranoj ti shtyj asnjë ditë. Po të doja thosha prit se e kam man