“Albtelekom wireless modem”, shijoni lirinë e komunikimit
“Albtelekom”-i, sjell për ju ofertën më fantastike të internetit. Duke filluar nga 999 lekë në muaj shijoni cilësinë e lartë të internetit të ofruar nga “Albtelekom”-i. Aplikoni për shërbimin e ADSL dhe përfitoni; “Model WIRLESS”, instalimin dhe 2 muaj internet. Të gjitha janë falas. Çmimet e paketave të shërbimit të ADSL janë ulur deri në 40 për qind si dhe janë hequr kufizimet për paketat e tjera, duke u mundësuar klientëve internet pa limit, me cilësi më të lartë, të shpejtë dhe të sigurte sipas nevojave të tyre. “Albtelekom” ofron paketën “Ekonomike” për vetëm 999 lekë/muaj, “ADSL Unlimited” 512/128 Kbit/s për vetëm 2,499 lekë në muaj. Paketa “ADSL Unlimited” 1024/256 Kbit/s për vetëm 2999 lekë në muaj. Nëse doni më shumë, “Albtelekom”-i ofron paketën “ADSL PRO1024/256 Kbit/s” me “IP Statike” për vetëm 4999 lekë/muaj. “ADSL PRO 2048/512 Kbit/s” me “IP Statike” për vetëm 7499 lekë/muaj dhe paketën “ADSL 4096/768 Kbit/s IP Statike” për vetëm 9999 lekë/muaj. Nxitoni të vizitoni pikat e shitjes së “Albtelekom”-it për të mësuar më shumë rreth ofertës. Ndërkohë abonentët “Albtelekom”-it tani mund të paguajnë faturën e tyre mujore pranë të gjitha drejtorive të kompanisë, degëve të bankës “BKT”-ë, si dhe pranë Postës Shqiptare, kudo në Shqipëri. Ky shërbim ofrohet falas për të gjithë abonentët e “Albtelekom”-it.
Cilësia e karburantit, IQT-ja konstaton akoma abuzime nga subjektet
Nuk ka të ndalur abuzimi me cilësinë e karburantit. Vetëm nga kontrollet e ushtruara dy javët e fundit nga Inspektorati Qendror Teknik në pikat e karburantit në kryeqytet është konstatuar se, rreth 15 për qind e tyre kanë probleme serioze me cilësinë. Kryeinspektori i ri, Virgjil Joti, e pohon këtë situatë duke thënë se, “kemi nisur një aksion për të parë situatën në treg, kemi kryer rreth 300 kontrolle”. Cilësia e karburantit në treg vijon të mbetet një problem shqetësues për konsumatorët dhe bizneset. Kreu i Inspektoratit Qendror Teknik kërkon me ngulm disa ndryshime ligjore në procedurat e ekzekutimit të gjobave apo bllokimit të aktivitet, duke ju referuar edhe shembujve nga vendet e rajonit, masa të cilat do të jepnin impakt të menjëhershëm në normalizimin e situatës në treg. Vetëm vitin e fundit rezultojnë të pa vjela gjoba për cilësinë e karburantit që në total shkojnë në rreth 300 mijë dollarë. Sipas një përllogaritje të kryer nga shoqatat e biznesit dëmi që ju shkaktohet konsumatorit dhe sidomos sipërmarrësve nga abuzimi me cilësinë e karburantit është të paktën 150 milion euro në vit, pa futur këtu vjedhjen me vëllimin apo çmimin.
Kursi/tabelat
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 92.16 +0.39
EURO EUR 137.79 -0.11
Poundi Britanik GBP 152.57 -0.29
Franga Zvicerane CHF 91.21 -0.16
Jeni Japonez (100) JPY 102.69 +0.56
Dollari Australian AUD 85.84 +0.41
Dollari Kanadez CAD 87.99 +0.25
Ari(OZ 1) XAU 102837.01 +607.32
Argjend(OZ 1) XAG 1613.80 +3.27
Burimi: BSH, përditësimi i fundit: 12:07:24, 12.11.2009
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 4.28%
12M 12-mujor 7.77%
6M 6-mujor 6.68%
3M 3-mujor 5.80%
1M 1-mujor 5.11%
1Ë njëjavor 4.93%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.91%
1Ë njëjavor 6.21%
o/n njëditor 5.69%
12M 12-mujor 9.44%
6M 6-mujor 8.33%
3M 3-mujor 7.32%
Burimi: BSH, përditësimi i fundit: 11.11.2009
13 Nentor 2009