Albtelekomi publikon tarifat e reja të internetit në paketën “ADSL”
Operatori më i madh i telefonisë fikse në Shqipëri, “Albtelekom”, me qëllimin e mirë për t’i ofruar konsumatorit shqiptar një shërbim interneti sa më cilësor dhe më çmime konkurruese, kompania ka publikuar tarifat e reja. Në treg janë hedhur 9 paketa të ndryshme, për shërbimin “ADSL”, të cilat janë konceptuar sipas kërkesave të abonentëve. Me këtë gamë të gjerë alternativash, Albtelekomi synon t’u ofrojë klientëve të tij mundësi të ndryshme zgjidhje për komunikim. Shpejtësia, cilësia dhe garancia që ofron Albtelekomi në lidhje me shërbimin “ADSL”, janë të mbështetura në punën e një stafi të kualifikuar, i cili po perfeksionohet çdo ditë e më shumë. Në shërbim të abonentëve është vendosur edhe një qendër asistence, e cila do të ofrojë shërbim nga ora 08 - 22.00 të mbrëmjes. Mjafton të telefononi në numrin 133 dhe çdo shqetësim apo pyetje nga ana e abonentëve në lidhje me shërbimin “ADSL” merr përgjigje në moment nga stafi teknik që ndodhet në këtë qendër. Tarifat e reja të internetit synojnë që ta kthejnë produktin e ADSL-së në një shërbim të prekshëm për të gjitha kategoritë.
26 Gusht 2008