Alda veshi këpucët e nënës, të arrinte çengelin

14/02/2005 Vetevrasja e Aldes
Të afërm dhe bashkëmoshatarë, nuk mbajnë dot lotët
Përcillet në banesën e fundt, 11-vjeçarja që vari veten
FIER - Ka qënë ora 11. 30 minuta, kur në hyrje të varrezave publike të qytetit të Fierit, në fshatin Mbyet, rreth 3 km larg qytetit, u shfaq kortezhi i gjatë i ceremonisë mortore të 11-vjeçares, Esmeralda Cene, vetëvarur ditën e shtunë me shallin e saj në tualetin e shtëpisë. Kortezhi i ngadaltë që përcillte dhimbjen jo vetëm të familjes Cene, por të të gjithë pjesëmarrësve, e kanë mbajtur në krahë arkivolin me trupin e vogëlushes gati 1 km. Kanë qënë mbi 300 persona, në ballë të të cilëve nuk kanë munguar edhe fëmijë, me gjithë motin e keq dhe shiun e imët që binte pa pushim.
Të prekte dhe të emociononte kortezhi i fëmijëve të cilët me dhimbjen e të mëdhenjve, nuk i mbanin dot lotët për humbjen e shoqes së tyre.
Ka qënë një ceremoni e dhimbshme ku nuk kanë munguar mësuesit, të afërmit e familjes Cene, ardhur disa vjet më parë nga rrethinat e Korës, miq e dashamirës, fqinj, shokë e shoqe të prindërve. Motra e madhe e Aldës, ishte ajo që nuk duroi dot dhimbjen e humbjes së të motrës. Por jo vetëm ajo. Sytë e të gjithëve ishin me lot, ashtu siç ishin pa numër edhe buqetat e kurorat e gjyshit, gjyshes, prindërve, shokëve dhe shoqeve të klasës , mesuesve etj.
Përse u vetëvar Alda?
Është një pyetje që ende nuk ka marrë një përgjigje të saktë. Të gjithë shprehen se ishte për tu bërë, ishte një fatkeqësi e madhe e familjes. Dikush shprehet edhe për rrezikshmërinë e kësaj moshe me naivitetin e saj. Alda nuk ka duruar dot fjalët e ashpra të prindërve që i thanë të shikonte mësimet dhe jo sektin fetar të Jehovait. Ndoshta edhe besonte në ringjalljen e saj si besimtare e Jehovait. Të gjithë thonë se fajtore është dogma fetare e cila u mbush mendjen njerëzve me gjithfarë dokrrash. Dhe megjithëse Alda ishte një besimtare e Jehovait, aq sa mund të jetë një 11 vjeçare, askush nga ky sekt, nuk ka qënë i pranishëm në varrim.
Flet mësuesi Dashnor Çene, i afëm i Aldës
“Ishte fëmijë, kushedi si e gjykoi”
Ju çfarë e kishit Aldën?
Aldën e kisha mbesë, vajzën e çunit të xhaxhait.
Me aq sa keni mësuar, pse mendoni se e kreu Alda këtë akt?
ǒtë them, ishte për t’u bërë, është një ngjarje që na ka lënë pa gojë të gjithëve. Është një tragjedi, nuk di çtë them tjetër.
Megjithatë a ka një shkak?
Fëmijë ishte, kushedi si e ka gjykuar për momentin, nuk di çtë them.
Tregon Fqinja
Alda, kishte veshur këpucët me taka të së ëmës, për të arritur lartësinë e çengelit në tualet.
Kështu tregonte dje, një nga fqinjet, që kishte gjetur e para, të varur, vajzën 11-vjeçare.
“Së bashku me të ëmën dhe të afërm të tjerë të familjes, kam qenë e para që gjeta të varur vajzën. Erdhi më vrap çuni duke qarë dhe së bashku me mamanë e tij, thyem xhamin e banjos, pasi banja ishte mbyllur me çelës nga brenda. E kishte mbyllur Alda. Ne pamë një gjë të zezë që varej dhe u tmerruam. Ishte hija e shallit të zi të vajzës fatkeqe”.
Pamja pasi kishim thyer xhamin ishte edhe më e tmerrshme, tregon fqinja.
“Kishte hedhur si nyjë shallin e nejlontë në grykë, ashtu siç e lidhim tani. Kishte gjetur një grep të fortë në banjo, që varim peshqirët dhe për të arritur në të, kishte veshur këpucët me taka të së ëmës. Ishte një skenë që nuk do ta harroj sa të vdes.Ishte pak e mavijosur dhe pa frymë. Më kot u përpoqëm ta çonim në spital që të mund të shpëtonte”.
Skena e vetëvarjes së 11-vjeçares, nuk do t’i shlyhet nga kujtesa fqinjës, e cila kujton se, “Mezi ia kemi prerë me gërshërë shallin që e kishte bërë nyje rreth gushës së saj”.
Lidhur me motivin apo shkakun e vetëvarjes, ajo shprehet se, nuk di gjë, ndërsa mohon që prindërit e Aldës të ishin besimtarë.
Kishte vdekur katër vjet më parë
Alda pranë gjyshit të saj
Vargu i gjatë i njerëzve, ka ndaluar në parcelën në kodrën në të djathtë të hyrjes kryesore të varrezave, ku një varr i sapohapur, priste trupin e vajzës fatkeqe.
”Nuk janë parcelat e reja që tashmë hapim ne, thanë varrmihësit, por njerëzit e vajzës kanë dashur të varrosin vogëlushen pranë gjyshit të saj”.
Një varr i ri me mermer të kuq, ishte në të majtë të varrit të Aldës, me mbishkrimin, Myfit Cene, vdekur në 2001. Tashmë, pranë tij është edhe ajo që nuk duhej të ishte, vajza 11-vjeçare.
Fakteqësitë pasojnë njëra-tetrën në familjen Cene
Alda kishtë humbur një xhaxha e një dajo
Familja Cene, ka pasur edhe fatkeqësi të tjera, tregonin dje të afërmit. Në vitin 1997, ishte vrarë aksidentalisht xhaxhai i vogël i Aldës, i vëllai i Yllit.
Ndërsa, një vit më vonë, vdes daja tepër i ri i saj, duke prerë pishë. Pema e prerë i ra përsipër dhe e vrau për vdekje.
Flet mësuesja kujdestare Tefta Andoni
“Alda besonte te Zoti”
Si ndjeheni pas gjthë kësaj që ka ndodhur?
Ju lutem, nuk mund të flas me askënd. Jam shumë e shokuar për atë që ndodhi.
Çtip ishte Alda?
Vajzë e qetë dhe pa asnjë problem.
Besonte tek Zoti, dini ndonjë gjë?
Po, shpesh thoshte se ajo besonte se ka Zot. Madje, me sa di unë, i kanë gjetur edhe citate të librave fetarë ku shkruhej për jetën e përtejme.
Kush ishte shoqja më e ngushtë e Aldës?
Në klasën time ka shumë unitet, të gjithë rrinë bashkë.
Shoqja e bankës atëherë kush ishte?
Enxhi Kalemi, nxënëse mjaft e mirë dhe vajzë e qetë dhe e rregullt.
Shfaqte Alda ndonjë moment agresiviteti apo panatyrshmërie?
Jo, kurrë, përkundrazi, ishte një vajzë shumë e urtë dhe e sjellshme.
Ju çarë lënde jepni?
I jepja gjuhë-letërsi dhe në këtë lëndë ajo ishte shumë mirë.
Flet Elsa, mësuesja e fiskulturës në shkollën “Jani Bakalli”
“Ndoshta besoi te ringjallja”
Ju i jepnit fiskulturë vajzës apo jo?
Në fakt pak kohë, pasi unë u jap djemve të asaj klase. Megjithatë, i njoh mirë, edhe vajzën edhe familjen.
Çfarë tipi ishte Alda?
Ishte një vajzë e urtë, tepër e sjellshme dhe fjalëpakë, e edukuar. Ajo ishte një vajzë që nuk ta mbushte kurrë mendjen për një akt të tillë. Kushedi se si ka qenë puna, kushedi si e ka gjykuar në moment, mbase ka menduar se do të ringjallej prapë.
A besonte Alda te Jehovai?
Nuk e di se ku besonte ajo, por më kujtohej se gjithnjë thoshte: “Unë besoj në Zot”. Kjo gjë më është ngulitur prej saj. Ishte një vajzë e bukur, e pastër, e sjellshme.
Me nota si ishte?
Ishte shumë mirë, jo shkëlqyer, por mbi mesataren, me 8, 9 dhe 10. Veçse ishte sistematike dhe tepër e rregullt.
Me kë shoqërohej më shumë?
Nuk kishte ndonjë shoqe të ngushtë, pasi të gjithë vajzat e kësaj klase rrinin bashkë në grup. Klasa e saj ka kompaktësi.
Thatë se njihnin edhe familjen?
Po, me mamanë e saj kemi pirë nja dy herë kafe në shtëpine e tyre. Është një grua e shkëlqyer, shtëpiake dhe e përkushtuar shumë, me 3 fëmijët e saj.
Kishte 3 fëmijë apo jo?
Po, Suela e madhja është në klasë të shtatë, Alda ishte në të pestën dhe vëllain e kanë më të vogël, në klasë të dytë.
Drejtuesit e sektit, mohojnë që 11-vjeçarja të jetë ndikuar nga ata
“Alda nuk ishte dëshmitare e Jehovait’”
FIER - Rreth 200 anëtarë të sektit Dëshmitarë të Jehovait, hedhin poshtë dhe kundërshtojnë faktin se ata kanë ndikuar sadopak në ngjarjen në familjen Cene.
Të mbledhur në sallën e mbledhjeve të tyre, drejtuesit e selisë shprehen se, Alda nuk ka qenë anëtare e Dëshmitarëve të Jehovait dhe ata e ndjejnë dhimbjen e kësaj familjeje e bashkohen me ta. Sipas predikuesit, Erion Shehu, dëshmitarët e Jehovait predikojnë paqen dhe jo jetën e përtejme.
“I shpreh ngushëllimet e mia familjes, thotë ai, dhe na vjen shumë keq që njerëz të paautorizuar, dashakeqë të fesë sonë, bëjnë shpifje të tilla dhe luajnë me fatkeqësinë e kësaj familjeje”.
Më tej, Shehu mohon që Esmeralda Cene, të ketë qenë dëshmitare e Jehovait.
“Në fakt, kjo vajzë 11 vjeçare, nuk është “dëshmitare e Jehovait”. Nuk ka aderuar te ne, por kuptohet që dëshmitarë të Jehovait i kanë vajtur në shtëpi, sepse kjo është praktikë e punës sonë, i kanë folur për fenë dhe ne nuk kundërshtojmë askënd që ka dëshirë të besojë, qoftë edhe fëmijë. Është e drejtë e secilit që të marrë pjesë në këtë organizatë, qofshin edhe të vegjël. Nuk dalim kundër dëshirave të familjes.
Nëse një fëmijë dëshiron të vijë tek ne, dhe prindërit nuk duan se është e vogël, ne nuk dalim kundër prindërve, përkundrazi, respektojmë mendimin e tyre”.
Edhe dje, dhjetëra e dhejtëra predikues dhe anëtarë të këtij sekti, me gjithë motin e keq, janë mbledhur në selinë e tyre për të dëgjuar predikimet e “dëshmitarëve të Jehovait” për paqen dhe familjen, siç shprehen ata.
Flet Dëshmitarja e Jehovait, Arta Divija, 36 vjeçe
“Ne të gjithë do të ringjallemi në jetën e përtejme”
A frekuentojnë Kishën tuaj edhe fëmijët e vegjël?
Po, cilido që beson në një zot, dhe Zoti ynë nuk është Jezuesi, por Jehovai.
Esmeralda vinte në Kishën tuaj?
Ne jemi një sekt i hapur, kundër simboleve. Vajza ime që është nxënëse e klasës së 7-të, Jola, kur mora vesh për ngjarjen, më tha se vajza nga lagjia “1 Maji”, Alda, siç e thërrisnin, ishte e re dhe kishte dy muaj që vinte tek ne. Ne jemi si një familje, vëllezër dhe motra, këndojmë për Jehovain, marrim mësime, përpiqemi të shtojmë rradhët tona nëpërmjet anëtarëve të rinj që u flasim për Jehovain shtëpi më shtëpi. Kjo është praktikë e punës sonë.
Kur veni në Kishë?
Çdo pasdite nga ora 15 – 18, ndërsa të shtunë dhe të diel, nga ora 9 e mëgjesit deri në perëndim të diellit.
A flisni aty për jetën e përtejme?
Sigurisht, çdo anëtar i yni është i vdekshëm si të gjithë, por, çdo kush nga ne, beson në jetën e përtejme. Ne të gjithë do të ringjallemi në jetën e përtejme.
A duhet të flijoheni për hir të Jehovait?
Jo, feja jonë nuk e lejon vetëflijimin.
ǒgjë të ndryshme keni nga kishat e tjera?
Ne nuk kemi simbole, as kryqëzime në kryq, as foto. Ne besojmë shpirtërisht. Nuk shkojmë te të afërmit as për gëzime, as për hidhërime. Jeta jonë është e thjeshtë dhe nuk harxhojmë për luks. Nuk na lejohet të prishim më shumë se 2 mijë lekë të vjetra në ditë. Nuk dëgjojmë, as shikojmë muzikë apo filma. Nuk bëjmë dashuri me burrin thjesht për seks, por vetëm për misionin madhor të ardhmënisë. Burrin, pra e përdorim vetëm për fëmijë dhe jo për epshet tona, pasi janë ngasje të djallit. Edhe shpikje që ju i quani si telefoni, celulari apo kompjuteri, nuk i përdorim. Të afërmve tanë të largët, u përgjigjemi me letra dhe jo me telefon.
Besoni se vajza fatkeqe është vetëflijuar për Jehovain?
Jam tronditur kur e mora vesh. Feja jonë është kundër vetëflijimit, pavarësisht se të gjithë ne, do të ringjallemi një ditë.