“Zjarri jo aksidental, hetime për pakënqasitë nga privatizimi”

14/02/2005 Zjarrfikset 38 orë luftë me flakët në Durrës
DURRËS-Ekspertët të disa fushave, agjentë të policisë, prokurorë dhe punonjës të policisë gjyqësore, nuk kanë dhënë asnjë konkluzion lidhur me shkaqet e zjarrit që për rreth 40 orë, shkrumboi godinën e ish-fermentimit në Durrës. Ndonëse nuk janë shprehur zyrtarisht, një pjesë e tyre përjashtojnë mundësinë e një zjarri aksidental. Një version i mundshëm, mund të jetë edhe tejngopja që është shkaktuar gjatë procesit të vetëferementimit, që ka pasuar me provokimin e ndonjë shkëndie. Por, pista më e hetuar, duket se do të jetë ajo e pakënaqësisë që ka shkaktuar privatizimi. Fakti se për privatizim kanë qenë të interesuar shumë persona dhe kryesisht ish-punonjësit e fabrikës dhe fermentimit, të cilët kanë dalë pas privatizmit pa të drejtë pronësie, ka shtyrë ekspertët të gjurmojnë edhe në këtë drejtim. Ndonëse është ende herët deri në konkluzione, mësohet se përjashtohet edhe mundësia nga shkënditë e shkaktuara si pasojë e saldimit, ndërkohë që, nuk është pohuar asgjë, nëse ka pasur punëtorë në godinë apo jo, në çastin e rënies së zjarrit.
Ndonëse është menduar disi i lehtë lokalizimi i zjarrit që ka rënë në godinën e fermentimit në Durrës, gjithçka ka rezultuar ndryshe. Për zjarrëfikësit e Durrësit, ky ka qenë ndër përpjekjet më të vështira të shuarjes së zjarrit dhe sipas major Fatos Shehu, shef i PMNZSH-së Durrës, më problematike edhe sesa përpjekja për shuarjen e zjarrit që ra tek karburant “Elda” me 12 janar 2005. Për të marrë pjesë në shuarjen e zjarrit që ka përfshirë dy katet e sipërme, krahas mjeteve dhe punonjësve të Durrësit e Krujës, janë thirrur për ndihmë edhe mjete nga Tirana, Elbasani, Lezha dhe Vlora. Këto të fundit, e kanë çuar në 19 numrin e mjeteve, ndërkohë që, për vënien nën kontroll të plotë të situatës, janë mobilizuar forca të shumta zjarrfikësish.
Situata e cila është vlerësuar shumë alarmante, ka detyruar evakuimin e një pjese të banorëve të apartamenteve ngjitur me
fermentimin, për të shmangur katastrofën. Zjarrfikësit i janë ruajtur shembjes së ndërtesës, pasi muret e godinës në pjesën e pasme të fermentimit si dhe tavani i saj, janë dëmtuar dhe çarë si pasojë e rritjes së temperaturës. Por nga ana tjetër, fakti që brenda në ndërtesën e cila ishte privatizuar katër muaj më parë kishte edhe një numër të madh fuçishë me lëndë kimike për përpunimin e duhanit, ka bërë që zjarrfikësit të tregoheshin shumë të kujdesshëm. Në këtë mënyrë, edhe procesi për shuarjen e zjarrit, është ngadalësuar për të mos vënë në rrezik jetën e punonjësve, ndërkohë që, dy autoambulanca të spitalit të Durrësit, kanë qëndruar në pritje të rasteve për ndërhyrje të menjëhershme. Sipas major Shehut, për shuarjen e zjarrit janë përdorur 110 bote me ujë dhe se procesi ka vazhduar pa ndërprerje, gjatë gjithë natës. Nisur nga situata e shkaktuar, punonjësit janë detyruar të punojnë me tre turne, ndërsa në mëngjesin e së dielës dhe deri në mbrëmje, kanë punuar 58 zjarrfikës. Ndonëse ende nuk është bërë bilanci përfundimtar i shpenzimeve për shuarjen e zjarrit, major Shehu ka deklaruar se, ka shumë të mundur që kostoja të ketë kapur shumën e 1.2 milion lekëve.
Zjarrfikësit kanë bërë të pamundurën për të shpëtuar Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme. Duke qenë institucion i vendosur në godinën e fermentimit, shumë forca janë shpërngulur në drejtim të pjesës jugore të godinës, në pritje të përballjes me flakët.
19 mjete zjarrfikse
morën pjesë në operacion
58 zjarrfikës
morën pjesë në operacion
110 çisterrna me ujë
u përdorën për fikjen e zjarrit
1.2 milion lekë
shpenzimet për shuarjen e zjarrit