E Diel, 1 Nëntor 2026

Alderholt vlerëson lidershipin e Kryeministrit Berisha

27/05/2009  Kongresmeni amerikan

Kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim të veçantë kongresmenin amerikan Robert Aderholt, me të cilin ndau mendime mbi zhvillimet në Shqipëri. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, kreu i qeverisë shqiptare ka falënderuar kongresmenin Alderholt për mbështetjen e tij personale dhe të Kongresit amerikan, por edhe të të gjitha institucioneve të SHBA-ve dhe popullit amerikan ndaj Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit dhe ndërtimit të demokracisë e shtetit ligjor, në veçanti për përkrahjen e fuqishme dhe mbështetjen e jashtëzakonshme për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Nga ana e tij kongresmeni Alderhol vlerësoi ndryshimet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve të fundit në Shqipëri, duke vlerësuar reformat në të gjitha fushat dhe në veçanti arritjet e pakrahasueshme të qeverisë shqiptare për sa i përket ndërtimit të infrastrukturave dhe veprave madhështore e moderne në vend. “Falë lidershipit tuaj dhe falë reformave të suksesshme të ndërmarra nga ju dhe qeveria që ju drejtoni, ju arritët të bindi SHBA-të dhe aleatët të pranonin Shqipërinë në gjirin e aleancës më të suksesshme politiko-ushtarake. Jo çdo vend anëtarësohet në NATO”, - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›