Anton Gurakuqi themelon AVNJ-në
27/05/2009 Lind parti e re
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Anton Gurakuqi ka themeluar partinë më të re politike: Aleanca për Vlerat Njerëzore. Pasi nuk arriti të ligjëronte drejtimin e Partisë Demokristiane për shkak të vendimit të Gjykatës, e cila ia njohu atë Nard Ndokës, Gurakuqi ngriti ditën e djeshme këtë forcë politike. Sipas tij, AVNJ-ja është partia e demokristianëve të vërtetë, që ndihen të lodhur nga politika. “Sot jam edhe më pranë me mijëra e mijëra demokristianët e vërtetë, më të cilët për vite me radhë kemi besuar dhe kontribuar në vlerat bazë demokristiane, si mbrojtja e jetës, familjes, moralit dhe dinjitetit njerëzor”, - tha Gurakuqi. Ai tha se këto vlera nuk mund të jenë peng as i zgjedhjeve të radhës dhe as politikanëve të radhës. Gurakuqi tha se i konsideron të turpshme vendimet e Gjykatës së Apelit ndaj demokristianëve të vërtetë. “Nuk kanë mjaftuar as 80% e anëtarësisë, e Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së PDK-së që më në fund ligji të triumfonte mbi paaftësinë, drejtësinë e politizuar dhe korrupsionin”, - tha ai.