Kundërshtarët po blejnë votën me thasë mielli
27/05/2009 Lidhja Demokristiane
Kryetari i Lidhjes Demokristiane Nikollë Lesi gjatë një takimi elektoral me mbështetës e simpatizantë të tij në fshatin Spiten të Lezhës, ka deklaruar se parlamenti i ardhshëm nuk ka nevojë për njerëz të interesave personalë, por për ata njerëz që kritikojnë moszbatimin e ligjit dhe ndihmojnë vendin që ata përfaqësojnë. Ai është shprehur me tone tepër kritike ndaj mënyrave të ndryshme për të blerë votën për zgjedhjet e 28 qershorit nga një kandidat kundërshtar për deputet. “Mora vesh se kandidati tjetër po shkon familje më familje dhe po u shpërndan banorëve grurë dhe u ka premtuar para. Unë ju siguroj se kandidatë të tillë, që bëjnë fushatë për interesat e tyre, do të dalin para ligjit pas 28 qershorit. Unë ju siguroj se do t’ju përfaqësoj me problemet tuaja dhe jo me thasë gruri mbi krahë dhe për kritikat që kam pasur ndaj Parlamentit e kam treguar disa herë se çfarë jam në gjendje të bëj”, - ka deklaruar kreu i Lidhjes Demokristiane Nikollë Lesi.