Zgjedhjet vendore Berisha: Slogani ynë “Ju jeni të parët"
TIRANE-Në mbledhjen e sotme të grupit të Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal në disa pika sic ishin përgatitjet për fushatën e zgjedhjeve vendore, projekti për parlamentin e ri madje dhe në futboll, ku theksoi se stadiumi aktual më i madh në Tiranë do ketë emër të ri.
Berisha shpalli sot sloganin që koalicioni i djathtë do ketë në fushatën elektorale. “Meqënëse ne do jemi për qytetarin dhe gjithcka për të, dmth qytetari është i pari, slogani ynë zyrtar do jetë “Ju jeni të parët”. Përqëndrohemi tek ata për problematikën që ata kanë, është slogani i duhur dhe përfundimtar”.
Duke përgëzuar kryetarët e degëve të PD-së për shkallën e lartë të përgjegjësisë që kanë dëshmuar në procesin e përzgjedhjes së kandidaturave, Berisha theksoi se ky është kusht i domosdoshëm në suksesin e ketij procesi.
Më tej, kryeminsitri tha se po behen perpjekje te shumta per te zgjedhur himnin me të bukur nderkombëtar që t'i pershtatet thellesisht shpirtit te programit të së djathtës për qytetarin.
“Më pëlqen shumë ‘Eye of Tiger’, por sic me tha njëri këtu, po vumë këtë kandidati kundërshtar do ikë nga frika, fjalët i ka të bukura por nuk mund të themi se është e duhura. Opsion është dhe ‘Thunderstruck’ të AC/DC, jashtëzakonisht frymëzues, të ndez, por është më shumë për metalarët. Pra jemi në disktutime e sipër, të gjëjmë hymnin që I përshtate programit tonë demokrat”.
Parlamenti i Ri
Gjithashtu kryeministri Berisha duke iu referuar edhe akuzave të opozitës për konkursin e zhvilluar për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar. Kryeministri Sali Berisha ka mbrojtur sot projektin e studios fituese për Parlamentin e ri. Sipas Berishës cdo hap në këtë konkurs ka qënë tepër transparent dhe se ishte juria ndërkombëtare ajo e cila ka përzgjedhur edhe studion austriake si fituese të konkursit.
“Me kërë projekt ne hedhim themelet e Tiranës së këtij shekulli, e Tiranës që do të jetë një nga qytetet më moderne të rajonit” theksoi Berisha.
Stadiumi "Qemal Stafa" do quhet "Kuq e zi"
Ndërkohë kryeministri Berisha ne mbledhjen e sotme te grupit te PD bëri të ditur edhe emrin e stadiumit të ri kombëtar që sic tha ai nuk do të quhet më me emrin aktual, “Qemal Stafa” por stadiumi “Kuq e Zi".
Kryeministri Berisha theksoi se ky është vetëm fillimi pasi projektet e kryetarit të ri të bashkisë së Tiranës do të kenë mbështetjen më të madhe të qeverisë në mënyrë që Tirana të kthehet në një simotër kulturore të kryeqyteteve të Europës.
“Stadiumit nuk do ti vemë emër tjetër, por do e quajmë me emrin e atyre qindra mijëra tifozave. Do të jetë stadiumi kuq e zi, por dhe futbollistët do jenë shumë të kënaqur që stadiumi të quhet ‘Kuq e Zi’. Ndërkohë ky është vetëm fillimi, se projektet e kryetarit të ri të bashkisë do gjejnë mbështetjen më të fuqishme në interesin e këtij qyteti. Tirana duhet te realizoje endrren e saj, sepse ka qytetare europiane” .
(d.b/BalkanWeb)