Aldo Bare: Lagunën e Karavastasë nuk e lëshoj sa të jem gjallë
TIRANË- “Sa të jem unë gjallë nuk e lëshoj lagunën”. Kështu është shprehur nga salla e gjyqit Aldo Bare i akuzuari kryesor i bandës së Lushnjes.
Bare e ka riprsëritur thirrjen e tij në seancën e sotme te krimet e rënda pas dëshmisë që dha noteri që realizoi shitjen mes ish pronarëve të Lagunës së Karavastasë dhe vetë Bares.
Ardian Karroqe është emri i noterit që ka bërë të mundur shitjen ku sipas tij kontrata është nënshkruar me mirëkuptim dhe jo nën kërcënimin e armëve.
Ish pronarë të lagunës së famshme të Karavastasë shpesh kanë qenë kontradiktorë në dëshmitë e tyre para trupit gjykues.
Laguna e Karavastasë është konfiskuar në 2007-n, si pronë e Aldo Bares proces gjatë të cilit janë konfiskuar të gjitha pronat e tij pas një kërkese të Prokurorisë së Përgjithshme.
(m.a/News24/BalkanWeb)