E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firmoset marrëveshja për Portabilitetin e numrave celulare

TIRANE-Mund ta ndryshosh kompanine celulare ku ben pjese, por te ruash te njejtin numer. Kete ta mundeson marreveshja me e re qe u firmos sot nga AKEP dhe INFOSOFT per Portabilitetin e numrave celular. Ministri Pollo: Secili mund të ndryshojë operatorin celular, por jo numrin

AKEP dhe INFOSOFT SYSTEM kanë firmosur sot marrëveshjen për portabilitetin e numrave celularë.
Firma u hodh nga administratori i INFOSOFT, Grigor Joti dhe kryetari i AKEP, Pirro Xhixho, që pas nënshkrimit deklaruan se ky është një zhvillim i rëndësishëm në tregun e telekomunikacioneve pasi pritet të nxisë konkurrencën.
“Ky shërbim do të japë efekte të ndjeshme në shoqërinë shqiptare”, tha Xhixho.

I pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes për Portabilitetin ishte dhe Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë, Genc Pollo që u shpreh se "tani secili shqiptar do mund të ndryshojë kompaninë celulare, por jo numrin dhe këtë pasi ja mundëson kjo Marrëveshje e nënshkruar sot".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›