E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodafone shperndan dhurata per festat

Breaking Views

Fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë çelën sezonin e festave të fundvitit me një mbrëmje plot dhurata e gëzim. 35 fëmijë, në bashkëpunim me Migena Jancen, fituesen e programit “Ëorld of Difference” të Fondacionit “Vodafone” Albania, kishin përgatitur një festë me këngë e valle për të pranishmit dhe krijuan një atmosferë të paharrueshme festive. Dhuratave të Fondacionit Vodafone iu shtuan edhe dhuratat e Federatës së Futbollit që si surprizë kishte përgatitur kostume sportive me emrat e fëmijëve. Për të gjashtin vit radhazi, Fondacioni ishte gjithashtu i pranishëm në festën e fundvitit të shtëpisë “Luigj Gurakuqi” në Tiranë, ku 90 fëmijët e këtij institucioni kaluan momente të bukura dhe festive. Në ditët në vijim fondacioni “Vodafone Albania” do të vijojë turin e tij për t’u gjendur pranë komuniteteve të ndryshme dhe njerëzve në nevojë në këtë prag festash. Gjatë kësaj jave fondacioni do të udhëtojë për në Korçë, Shkodër etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›