BNT Depozitat me oferte te vecante
“Banka Ndërkombëtare Tregtare”, pjesë e Grupit Bankar ICB, Malajzi, ka prezantuar në treg dy skema depozitash tërheqëse për klientët individë dhe për kompanitë gjithashtu, si oferta të veçanta me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
“Skema e parë e depozitës në EURO për klientët individë, e cila është prezantuar, ofron interesa të larta edhe për shuma të vogla në Euro. Norma e interesit që ofrohet për depozitat 1-vjeçare është 4.70 për qind në vit”, u shprehën drejtues të “Bankës Ndërkombëtare Tregtare”.
Skema e dytë e depozitës është prezantuar për klientët që kanë kursime në Lek dhe që kërkojnë forma investimesh për një periudhë afatshkurtër. Në këtë skemë periudha e depozitës është shtatë (7) ditë dhe ofron interes të lartë 5 për qind në vit. Sipas bankës BNT, depozita mund të rinovohet automatikisht. Të interesuarit duhet të kenë parasysh se skemat e depozitave të përmendura më sipër janë të vlefshme deri më 31 Dhjetor 2010.