E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Evakuim i ri nga Nenshkodra

Vizita “Moraça ngriti nivelin e liqenit. Kujdes nga Drini”

Kryeministri Sali Berisha tha dje gjatë takimit të zhvilluar me shtabin e emergjencës në Shkodër, se ngritja e nivelit të liqenit ka ardhur si pasojë e prurjeve nga lumi Moraça, nga shtimi i prurjeve në kaskadën e Drinit, por edhe nga lumenjtë Gjadër dhe Kir. Kryeministri u ka kërkuar banorëve të evakuuar të mos nguten për t’u kthyer në shtëpi, për sa kohë moti nuk është i stabilizuar. Ai shprehu gatishmërinë për të dërguar në zonat e përmbytura ushqim për bagëtitë, ndërsa kërkoi nga strukturat lokale të kujdesen për fermerët e Nënshkodrës, edhe pasi të kalojë përmbytja. Sa i përket situatës së krijuar dje me rritjen e prurjeve dhe ngritjen e nivelit të liqenit, Berisha tha se prefekti ka bërë shumë mirë që ka dhënë alarmin për evakuim në komunat e Nënshkodrës, pasi “kur Kiri dhe Gjadri sjellin 900 metra kub ujë në sekondë, imagjinoni çfarë mund të bëjë Drini”.

Ai falënderoi strukturat e emergjencës për përballimin e situatës së deritanishme, ndërsa u bëri edhe njëherë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë për ta përballuar me sa më pak dëm këtë fatkeqësi natyrore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›