Aldo Bare: Nuk dua të gjykohem nga Fatmira Hajdari
Kreu i Bandës së Lushnjës, Aldo Bare, në proces gjykimi për një sërë veprash penale, mes të cilave dhe vrasje, të kryera nga banda e Lushnjës, kërkon dorëheqjen e kryetares së trupit gjykues, Fatmira Hajdari. Procesi gjyqësor ndaj të akuzuarit si kreu i bandës së Lushnjës zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Pak ditë më parë, Fatmira Hajdari u caktua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, për të drejtuar këtë proces. Në seancën e djeshme gjyqësore, kërkesa e Aldo Bares i është dorëzuar gjyqtares Hajdari, nëpërmjet avokatit të tij, Vladimir Meçi. Proceduralisht kërkesa do t‘i paraqitet kryetarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, i cili do të vendosë nëse do ta pranojë apo jo. "Çështja në ngarkimin tim ka marrë ngarkesa të ndryshme mediatike dhe politike. Me qëllim që si për mua, ashtu edhe në përgjithësi për opinionin, të mos paragjykohet vendimi që kjo e nderuar gjykatë do të marrë, duke përjashtuar me këtë rast çdo shkak dhe arsye personale, kërkoj që ky trup gjykues të mos kryesohet nga Fatmira Hajdari", thuhet në dokumentin e firmosur prej Aldo Bares. Menjëherë sapo i pandehuri ka dorëzuar këtë shkresë në gjykatë, edhe Fatmira Hajdari ka komunikuar në sallë se do t‘i kërkojë kryetarit të gjykatës dorëheqjen nga kjo çështje. Aktualisht trupa gjykuese që shqyrton dosjen e Aldo Bares dhe që ka marrë për këtë arsye kompetencat e Krimeve të Rënda është e mandatuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi Krimet e Rënda i kanë të gjithë gjyqtarët e konsumuar me proceset për pjesën tjetër të bandës, gjysma e së cilës është në burg dhe të tjerët nën gjykim.
Aldo Bare, i cili akuzohet për mbi 20 vrasje, krijimin e organizatës kriminale, rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh dhe kryerje të veprave të tjera penale në bashkëpunim nga organizata kriminale, u ekstradua nga Turqia më 25 nëntor të këtij viti. Krimi më i rëndë që rëndon mbi supet e tij është ekzekutimi i Artur Dajës, armikut të tij të përbetuar, të cilit i preu kokën dhe ia shëtiti përmes qytetit të Lushnjës. Pak ditë më parë, avokati mbrojtës i Bares depozitoi në Gjykatën e Apelit kërkesën për lirimin e klientit të tij me argumentimin se kanë mbaruar afatet e paraburgimit. Sipas avokatit, Bare, është "peng" i drejtësisë për 1 vit, 4 muaj e 24 ditë. S.Ç.