Olldashi akuzohet për shpifje
Në prokurori pritet të mbërrijë dhe kallëzimi penal i Dakos ndaj Olldashit për shpifje, ndërsa që nga 17 shtatori, Bashkia e Durrësit ka bërë një kallëzim penal në prokurori në ngarkim të Enver Shalës, administrator i shoqërisë "Enrezo" dhe më 10 nëntor ka nisur procedimi ndaj tij. Inspektorati i Ndërtimit të Bashkisë së Durrësit i ka pezulluar punimet në këtë pallat dhe e ka gjobitur subjektin në atë masë që parashikon ligji e po kështu ka kryer kallëzimin penal dhe pretendon se i ka ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë.