Taçi në prokurori, njihet me akuzën
Biznesmeni Rezar Taçi është paraqitur dje në mesditë në Prokurorinë e Tiranës për t‘u njohur me mbylljen e hetimeve. Tashmë prokuroria do të dërgojë dosjen në gjykatë, nën akuzën e "goditjes për shkak të detyrës". Taçi, pak javë më parë, bashkë me nipin dhe shoferin e tij, ushtruan dhunë mbi gazetarin Mero Baze dhe dje iu komunikua akuza përfundimtare, për të cilën ai dhe "bashkëpunëtorët" e tij do të përgjigjen para togave të zeza. Ai u shoqërua në prokurori nga avokatët mbrojtës, të cilët morën edhe një kopje të akteve hetimore. Për biznesmenin, Gjykata e Apelit në Tiranë ndryshoi masën e arrestit ndaj tij dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, nga arrest me burg në detyrim paraqitjeje. Gjykata e Apelit në kryeqytet ndryshoi masën e sigurisë ndaj Taçit, duke e urdhëruar paraqitjen e tij çdo të hënë, në orën 14:30 para oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës. Ndërkohë, drejtuesi i Prokurorisë së Apelit në Tiranë, Shkëlqim Hajdari, në një prononcim për gazetën "Shqip" deklaroi dje se akuza nuk do të realizojë rekurs të vendimit të Apelit dhe si rrjedhojë Taçi nuk mund të riprangoset sërish dhe masa e arrestit të shkojë në Gjykatën e Lartë. Nga analiza e Prokurorisë së Apelit del se ekzistojnë fakte të reja për të mos realizuar rekursin e masës së arrestit. Personi i akuzuar nuk ka rrezikshmëri shoqërore dhe nuk ekzistojnë mundësitë që Taçi të largohet jashtë Shqipërisë.
Sipas prokurorisë, hetimet për këtë dosje penale thuajse kanë përfunduar dhe brenda javës dosja penale ndaj tre të akuzuarve Taçi, Selfo dhe Lilo dhe dosja në ngarkim të tyre pritet të mbërrijë në gjykatë.
Në lidhje me ngjarjen e datës 2 nëntor 2009, ku tre të sipërpërmendurit goditën dhe ofenduan gazetarin për shkak të detyrës në prani të dy kolegëve të tij, prokuroria ka siguruar katër dëshmitarë të pranishëm në vendin e ngjarjes. Këta dëshmitarë, sipas hetuesve, kanë ndërhyrë për të larguar agresorët që po godisnin gazetarin. Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e ish-Bllokut, ku gazetari Baze po pinte kafe bashkë me dy kolegët e tij, kur edhe janë përballur me biznesmenin Taçi. Me të kanë shkëmbyer sharje dhe ofendime që kanë degjeneruar në grushte mes tyre. Për pasojë të rrahjes mes tyre, gazetari Baze ka pësuar disa dëmtime në fytyrë, që i ka kushtuar qëndrim një natë në Spitalin Ushtarak dhe nipi i biznesmenit të naftës Selfo me pak dëmtime.
S.Çobo