Shtepia e Perbashket Evropiane
Dymbedhjete kengetare lirike 'zhdukin' kufijte dhe performojne 'live'ne Tirane duke sjelle eksperience, tradite dhe vokale te mrekullueshme nga vendet e tyre. Nje Mbremje Gala, e organizuar nga CEE Musiktheater, me mbeshtetjen dhe bashkepunimin e partnereve te saj nga institucionet e operave Kombetare te vendeve te Evropes Juglindore do te sjelle me 26 qershor ne TKOB, nje mbremje me emra si Kamenica, Gjyzeli, Bejleri, Kola, Delia, por edhe shume interpretues lirike te huaj nga Sarajeva, Bukureshti, Timishoara, Sofia, Zagrebi dhe vende te tjera te rajonit
I pelqen ta quaje TKOB-ne, Shtepia e Operas, pasi ne formimin e tij kulturor, duket se fitojne gjermanet dhe anglezet, ata qe i quajne teatrot e operes, "Operhause". Drejtori i Zhani Ciko, ne kete shfaqje te fundit te sezonit ndihet me i cliret dhe entuziast. Na tregon se "Me ka pelqyer hershem ky percaktim, pasi ka dicka te ngrohte ne te, sikur shmang ate ndrojtje qe imponojne natyrshem keto ndertesa disi tempullore e te madherishme qe jane Teatrot importante operistike". Ne fakt, ka nje te vertete ne kete percaktim. Kur u njoha me fillesat e teatrove muzikore ne Zagreb, Timishoara, apo Bukuresht, datat e ndertimit ishin mbreselenese. Nje histori dhe nje tradite qe trashegohet dhe vendos vlerat kombetare. Megjithate 55 - vjetori i krijimit te Teatrit shqiptar te Operas dhe Baletit eshte padyshim tregues i forte i etjes kulturore te shqiptareve, i endrres se gjate 500 - vjecare per t'u kthyer tek pavaresia dhe perkatesia gjenetike europiane. Drejtori i ketij institucioni mendon se "TKOB sot eshte i ndryshem, sepse produkti qe ai krijon ne kulturen shqiptare permban parametrat estetike dhe artistike shumedimensionale. Kjo buron nga politika dhe strategjia kulturore e sistemit demokratik krejt te ndryshem, liria krijuese ne te gjitha drejtimet dhe integrimi per here e me shume ne parametra evropiane, sigurisht ende jo ne nivelet me te larta".
Si lindi CEE Musiktheater
Ky organizem krijohet ne ne prill te vitit 2004, nga banka Deutsche Bank Stiftung se bashku me Sekretariatin Austriak te Shtetit per Artin dhe Median.
Qellimi i ketij bashkimi eshte orientimi dhe promovimi ne te ardhmen i Teatrove Muzikore ekzistente te Evropes Qendrore dhe Juglindore, duke u dhene atyre shansin te tregojne forcen dhe identitetin e jetes kulturore muzikore te vendeve te tyre.
Ne te shkuaren, kohe me pare, Vienna State Opera dhe Fondacioni Kulturor i Bankes Gjermane paten organizuar konferenca te ndryshme, te cilat lidheshin direkt me operen, drejtoret dhe menaxheret e tyre. Gjate ketyre takimeve u pa e mundur ideja e krijimit te kesaj shoqate, CEE Musiktheater, e cila qe ne lindjen e saj pati nje qellim te vetem: Krijimin e rrjetit te bashkepunimit per vendet e ketij rajoni, ku teatrot muzikore e kane te veshtire ekzistencen, fale buxheteve te vogla ne favor te tyre.
Kjo nisme mbeshtet kengetaret e rinj lirike te Operave te Tiranes, Shkupit, Beogradit, Sofies, Timishoares, Bukureshtit, Sarajeves, Zagrebit, Chisinau, etj. Ky bashkepunim i ka dhene frytet e veta dhe sot Teatri i Operes dhe Baletit ne Tirane ka disa interpretues, te cilet kane marre leksione dhe eksperienca nga teatri Vienna State Opera ne Viene: Eriona Gjyzeli, Soprano, Vikena Kamenica, Mezzo Soprano, Sidrit Bejleri, Bass, Lindita Kola, Mezzo Soprano dhe Rudina Delia, Soprano.
Koha per te mesuar
Ky program u vjen ne ndihme te kengetareve lirike, te rinjve qe jane nen moshen 30 vjecare, atyre qe kane pasionin dhe deshiren per te konsoliduar artin e muzikes ne ate qe quhet "opera-shtepia jone e perbashket". Ndihma ne kete rast jepet ne formen e bursave mujore, te cilat ndihmojne ne zhvillimin e vokalit dhe ne permiresimin e metodes se punes me profesore dhe pedagoge te afirmuar.
Te punojme se bashku
Eksperienca te perbashketa te studenteve qe kane mbaruar Akademite perkatese te Arteve dhe munden te marrin nje edukim t metejshem ne vende te Evropes Juglindore, per artin dhe muziken, ne vendet partnere te operave te ketyre vendeve.
Projekte te perbashketa
CEE Musiktheater ndihmon ne krijimin e mundesive per projekte te perbashketa, ne bashkepunime te vazhdueshme me Opera Kombetare te ketyre vendeve te rajonit, duke ofruar ndihmen financiare dhe ne nje komunikim te domosdoshem mes partnereve te Operave Kombetare.
Zgjidhje te mundshme
Sponsorizime te mundshme ne formen e konsultimeve pedagogjike, ose ne rrugen e dyte qe mund te jete krijimi i infrastruktures se duhur per te prodhuar performanca muzikore.
Pergatiti M. Selimi