Aldo Bare, historia e një "metamorfoze"
Tre vëllezërit e të famshmit Artur Daja, i ekzekutuar në
mënyrë makabre nga Alfred Shkurti, kreu i Bandës së
Lushnjës, rrëfejnë fillimin e hasmërisë mes dy familjeve.
Ka qenë pikërisht "ky fillim" që detyroi Alfred Shkurtin nga
një njeri "në punë të tij", të transformohet në Aldo Bare, pasi
shëtiti nëpër sheshin kryesor të qytetit të Lushnjës kokën e
ekzekutorit të vëllait të tij, Ramadan Shkurtit.
Dje, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, prokurori Gentian
Trenova ka lexuar publikisht deklarimet e shtetasve Lorenc,
Stiliano dhe Afrim Daja. Dëshmitë janë administruar nga trupi
gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Marsela Balili. Rrëfimet e
tyre tregojnë mënyrën se si është ekzekutuar Ramadan Shkurti,
vëllai i Alfred Shkurtit, si dhe konfliktet në Itali mes Tur
Dajës dhe të ashtuquajturit Aldo Bare. Gjithçka është rrëfyer
në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Athinë, në zyrën
e oficerit të kontaktit, më 29 qershor 2006. Lorenc Daja, vëllai
i Artur Dajës, ka treguar "fije për pe" gjenezën e hasmërisë. Ai
tregon se kanë qenë katër vëllezër, ndërsa tashmë janë tre,
pasi Arturin ia ka vrarë Aldo Bare me shokët e tij në vitin 1998
në qytetin e Lushnjës. Gjithashtu deklaron se edhe kunatin,
Përparim Memën, e kanë ekzekutuar në maj të 1998-ës. Lorenci
rrëfen se familja e tij kishte një shtëpi njëkatëshe në lagjen
"Kadri Qystri" dhe aty banonin të gjithë. Që nga viti 1997, ai
vetë ka qenë emigrant në Itali dhe aktualisht jeton në Greqi,
që prej vitit 1998. Ai thotë se që nga viti 1997 nuk janë kthyer
asnjëherë në Shqipëri dhe se shkaku i largimit të familjes Daja
ka qenë terrori dhe vrasja që i ka bërë Alfred Shkurti dhe grupi
i tij kriminal familjes dhe vëllait të Artur Dajës. Lorenci shton
gjithashtu se ka qenë në dijeni të të gjitha ngjarjeve, por ka
heshtur, pasi nuk besonte se drejtësia do të vihej në vend
ndonjëherë. Duke parë goditjen dhe arrestimet e bëra ndaj
grupit kriminal dhe vetë Alfred Shkurtit, ka kërkuar të kontaktojë
me një nga hetuesit e çështjes. Kështu, pas një telefonate
ka kërkuar që takimi të realizohej në Athinë, pasi nuk ka akoma
garanci për të ardhur dhe dëshmuar në Shqipëri. Ndërsa
edhe dy vëllezërit e tjerë të tij kanë dhënë dëshmi...
DËSHMIA E LORENC DAJËS
Para ‘90-ës kam punuar në një fabrikë dhe aty jam njohur me
Alfred Shkurtin, ku më pas krijuam edhe një shoqëri pune. E
prezantova me pjesëtarë të familjes sime dhe pas kësaj vëllezërit
e mi dhe unë takoheshim shpesh me Alfred Shkurtin. Pas hapjes së
kufijve në vitin 1991, unë dhe vëllezërit e mi, Arturi dhe Afrimi, shkuam
si emigrant në Itali e Greqi. Që nga ky moment dhe deri në vitin 1997,
nuk kam dijeni nëse Arturi dhe Afrimi janë takuar me Alfred Shkurtin.
Në vitin ‘96 ika si emigrant në Greqi dhe në shkurt të ‘97-ës, kur filluan
trazirat në Shqipëri për firmat piramidale, u ktheva në Lushnjë, ndërsa
Arturi vazhdonte të qëndronte në Itali. Në muajin qershor të vitit 1997
Arturi kthehet në Lushnjë. Ishte kohë dreke, data nuk më kujtohet,
ndërsa Arturi po bëhej gati për t‘u nisur sërish në Itali. Kam marrë
vajzën e vogël të quajtur Valeria, atë kohë një vjeçe, dhe dola jashtë në
trotuarin e rrugës që të çon nga qendra e qytetit Lushnjë. Ndërsa në
lokalin e një kushëririt tim ishin ulur vëllai im Arturi dhe Genci Kashari,
së bashku me një person nga Shkodra që rrinte në Karbunarë. Ndërsa
në anën tjetër të rrugës ishte ulur në një kioskë vëllai jonë më i vogël,
Stiliani. Shkoj në lokal dhe vërej se ata po hanin drekë. Në këtë kohë,
pasi u ula në një tavolinë me vajzën, shikoj se në cep ishte një automatik
i Arturit, të cilin, që kur erdhi nga Italia e mbante gjithmonë
me vete, ndërsa asnjë prej personave të tjerë nuk kishin armë.
Pikërisht në këtë kohë, që mesa mbaj mend ka qenë fillimi i muajit
korrik 1997, pashë një makinë tip ‘Audi‘, e cila po ecte me ngadalë.
Pas pak sekondash, vërejta se nga kjo makinë nisën të gjuheshin
breshëri armësh drejt vendndodhjes sonë. Sapo dëgjoj të shtënat,
marr vajzën në krahë dhe shtrihem për tokë në cepin e murit. Të
njëjtën gjë bënë edhe personat e tjerë. Kur isha i shtrirë, breshëritë e
armëve vazhdonin në drejtimin tonë në lokal pa ndërprerje. Në këtë
kohë po bërtisja: ‘O Turo po na vrasin, po më vrasin gocën‘. Turi më
tha të mos bërtisja dhe pashë që u ngrit në këmbë e me automatikun
që kishte në dorë, goditi me breshëri në drejtim të makinës ‘Audi‘.
Dua të sqaroj se në këtë moment u ngrita edhe unë në këmbë, duke
mbajtur vajzën në krah dhe pashë Gramoz Selmanin, Xhevit Dajën e
Petritin që u ngritën në këmbë, ndërsa Genci Kashari nuk u ngrit, por
mbeti i shtrirë. Poshtë kokës së tij mbi dysheme kishte gjak. Kur Turi
po gjuante me breshëri në drejtim të makinës ‘Audi‘, pashë që makina
kishte qëndruar rreth 10 metra nga lokali. Në këtë moment, prej
saj dalin dy persona njëri pas tjetrit nga dera e parë e pasagjerit dhe
po ecnin me vrap njëri mbas tjetrit. Në këtë moment arrita që të njihja
menjëherë Alfred Shkurtin, i cili mbante në një dorë një person, ndërsa
në dorën tjetër mbante automatikun dhe herë pas herë kthehej e
gjuante drejt nesh. Në kohën që dy personat iknin me vrap dhe Alfredi
vazhdonte të gjuante drejt nesh, Turi në mes të rrugës ku ishte thërriste,
‘O Fred kurva do të q... robtë se më vratë‘. Ndërsa Turit po i
rridhte gjak nga krahu i djathtë. E pyeta nëse ishte plagosur. Ai m‘u
përgjigj që kam marrë vetëm një plumb. Më pas çova vajzën në
shtëpi dhe gjeta nënën të shqetësuar, e cila më tha se çfarë ka
ndodhur dhe në se është vrarë njeri. Ndërsa unë i them nënës që
desh na vrau Fred Shkurti dhe nuk e di çka me ne. Lashë gocën dhe
dal përsëri e shkoj te makina "Audi". Atje pashë dy të vrarë, njëri ishte
në vendin e shoferit me trup gjysmë të dalë jashtë dere. Këtë person
nuk e njihja. Ndërsa personi tjetër i vrarë ishte në sediljen e prapme,
në vendin pas pasagjerit. Sa e pashë e njoha që ishte Dani, vëllai i
Alfred Shkurtit. Pasi futemi në shtëpi, pyes Turin se çfarë problemi ka
Fred Shkurti me ne. Ai m‘u përgjigj se nuk di që t‘i kem bërë gjë atij,
sepse kam 4-5 vjet pa e parë me sy".
DËSHMIA E STILIANOS
Ishte ditë korriku e vitit 1997. Pasi dola nga shtëpia shkova
te lokali i kushëririt dhe aty gjeta Arturin që sapo ishte kthyer
nga Tirana ku do të merrte vizë italiane. Në tavolinë ishte
Genci Kashari. Pasi qëndrova disa minuta, nisem për në
shtëpi, por rrugës më thërret Cen Lufta, i cili kishte kioskën
në anën tjetër të rrugës. Shkova dhe filluam të luajmë letra.
Pa kaluar as dy minuta, një veturë ‘Audi‘ ngjyrë gri e errët po
vinte drejt nesh. Më tërhoqi vëmendjen, pasi po ecte ngadalë,
megjithëse nuk kishte asnjë veturë tjetër, si dhe në anën e
kundërt. Nuk kaloi as gjysmë minute dhe në drejtim të lokalit
ku ishte ulur Turi dëgjova një breshëri automatiku në krahun
tjetër të makinës. E kam të fiksuar se kanë qenë 3-4 breshëri
armësh. U ngrita menjëherë në këmbë dhe i thash Cenit që
na vranë e i kërkova të më jepte automatikun e tij që e mbante
në kioskë. Por Ceni më tha që armën nuk e kam sot këtu po largohu
dhe ti se do të vrasin. Iki menjëherë nga vendi ku isha dhe futem në
cepin e pallatit dhe duke u mbrojtur nxjerr kokën dhe gjysmën e trupit
për të parë se çfarë po ndodhte. Në këtë moment vërej se në xhamin
e pasagjerit gjysmë të ulur, në sediljen e pasme ishte Ramadan Shkurti,
i cili nxori grykën e automatikut dhe e drejtoi për nga mua. Pas këtij
momenti ika me vrap dhe u futa për t‘u fshehur te një shtëpi aty afër.
Gjatë kohës që isha në këtë shtëpi,
një shoku im doli në ballkon për të
parë se çfarë po ndodhte. Më bërtiti:
futu menjëherë brenda se po na
qëllojnë. Qëndrova tre katër minuta
dhe më pas dal jashtë pallatit, ku
pashë makinën ‘Audi‘ të ndaluar
para një saureli. Afrohem te makina
dhe shoh se ishte një person i
vrarë, ndërsa pas tij ishte Ramadan
Shkurti. Pasi pashë makinën dhe
personat e vrarë shkoj për te shtëpia
e xhaxhait, Feritit. Kur arrita, aty
takoj Fred Dajën, i cili më tha të marr
një kovë ujë se do të lajmë gjakun
në verandën e lokalit, pasi kanë
vrarë Genci Kasharin. Te lokali takoj
Turin, i cili më tregoi se e kishin plagosur. E pyeta për më gjatë, por
edhe ai s‘më tregoi gjë. Turi qëndroi edhe pak dhe më pas shkoi në
shtëpi e unë pas tij. Kur shkova aty gjeta nënën, Lorencin dhe Turin. Të
gjithë kishim një shqetësim: përse Fred Shkurti donte të na vriste..."
DËSHMIA E AFRIMIT
Ditën kur është vrarë Ramadan
Shkurti kam qenë në Itali dhe kam
komunikuar me Lorencin e i kam
thënë: Kam dëgjuar sot këtu në Itali se ju
kanë goditur me armë te lokali i Alfred Dajës.
Lorenci m‘u përgjigj se është e vërtetë se na
ka gjuajtur Alfred Shkurti, por nuk dimë arsyen
përse na ka goditur. I them që para dy-tre
muajsh, kur unë isha së bashku me Turin në
Milano, Itali, mbas mesnate merr në telefon
një person. E pyes kush je, ai më
përgjigjet se jam Fredi, unë përsëri e pyes
se kush Fred je, ndërsa ai më përgjigjet,
Fredi satëme. Përsëri i them do më thuash
kush Fred je, apo ta mbyll telefonin. Ai pas kësaj bisede më thotë se
jam Fred Shkurti, prandaj më jep pak Turin. Turi kur dëgjoi përgjigjet
e mia më thotë kush është ai që flet me ty dhe i them që është Fred
Shkurti e kërkon të flasë me ty. I jap telefonin për të biseduar. Sapo
Turi e merr i thotë Fredit si ka mundësi që t‘i shan Afrimin në telefon
se ne kemi kaq kohë pa u parë me njëri-tjetrin. Në këtë kohë
debatet filluan midis tyre. Dëgjoja Turin që i thoshte që ti nuk e vrave
për mua Besnik Tahirin, por e
vrave për interesat e tyre. Më pas
mbyllet kjo bisedë midis tyre. Pasi
u ndërpre biseda midis tyre, e pyes
Turin që çfarë të tha Fredi në telefon.
Turi m‘u përgjigj që Fredi më
tha se jam afër teje dhe do të takoj
shpejt se e di ku e pi kafen ti, kam
vrarë Besnik Tahirin për ty dhe ti
më kërkon llogari përse unë shaj
në telefon. Unë kërkova me këmbëngulje
nga Turi si qëndron problemi
i konfliktit. Por Turi më tha se,
nuk e di që të kem ndonjë gjë me
Fredin, kam pesë vjet që nuk kam
folur me të. Në vazhdim e pyes:
po problemi i Besnik Tahirit si qëndron.
Turi m‘u përgjigj që unë nuk di gjë fare për problemin e Besnik
Tahirit. Gjithashtu Turi më tha se gjatë bisedës Fredi i kishte thënë që
unë do ta fus në arkivol. Nga dita në ditë prisnim që Fredi të na
merrte në telefon për t‘u takuar, por nuk mori më.