E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialistët francezë Kush do t‘i kryesojë?

Benoit Hamon është një njeri që
gjithmonë nxiton. Sapo ka mbër
ritur në auditorin në qendër të
qytetit jugor të Tuluzës, takohet
përzemërsisht me të pranishmit dhe
ngjitet sakaq në tribunë. Audienca, pjesa
më e madhe studentë, duartroket në
union. Me socialistët e rinj studentë janë
bashkuar edhe punëtorë, sindikalistë dhe
nëpunës të kompanive të ndryshme. Hamon
mban veshur një kostum elegant, që
nuk përputhet shumë me veshjet e
njerëzve në auditor dhe të jep përshtypjen
se është paksa nervoz, por kjo përshtypje
zhduket pas fjalive të para. Vendosur
në një tribunë të thjeshtë, politikani
41-vjeçar thotë: "Planet sociale, eliminimi
i programeve sociale, e të tjera si këto, janë
parathënia e një katastrofe të madhe që
vë në pikëpyetje gjithçka në këtë vend".
Ai kritikon Presidentin Sarkozi për pamëshirshmërinë
e tij brutale dhe shton:
"Nuk jemi ende në pragun e një revolte,
por kriza po bën përpara me hap të shpejtë".
Më pas Hamon parashtron vizionin e
tij për transformimin e Partisë Socialiste
që do të rigjejë rrugën për te punëtorët e
studentët dhe do t‘u kthejë kurrizin
"mendjendriturve" të vjetër të partisë.
"Ne na duhet një aleancë e gjerë, na duhet
një hapje", thotë Hamon. Audienca
duartroket sikur sapo ka mbaruar së folur
Presidenti i sapozgjedhur amerikan,
Obama, që është një hero tashmë edhe në
Francë. Ndërkohë, Hamon është një
anëtar i Parlamentit Evropian dhe kohët
e fundit është marrë me një turne fjalimesh
në vende të ndryshme nga Parisi
në Monpelier e më gjerë. Brenda dy javësh
ka qenë pjesëmarrës në dhjetëra mitingje,
sikundër edhe pjesa më e madhe e
lidershipit socialist. Gjithë ky aktivitet
fonetik ka arsyet e veta të mira. Dje, në
qytetin e Reims, në veri të Francës, ka filluar
punimet Konferenca e Socialistëve
dhe në të pritet që të merret një vendim
në lidhje me riorientimin ri të partisë së
majtë. Për disa pritet që të ndodhë një
zhvendosje historike për sa i përket platformës,
por edhe lidershipit. Por shumë
të tjerë, dhe këta përbëjnë shumicën, janë
skeptikë. Aleanca e mëparshme me punëtorët,
nëpunësit e sindikalistët, e ka humbur
tashmë statusin e saj. Trauma e vitit
2002, kur lideri i Partisë Socialiste të asaj
kohe, Lionel Jospen, humbi ndaj ekstremistit
të djathtë, Jean-Marie Le Pen, në një
votë paraprake në zgjedhjet presidenciale,
nuk është harruar e as tejkaluar.
Partia Socialiste mbetet thellësisht një
parti e ndarë për sa i përket edhe çështjes
së kushtetutës evropiane. Pavarësisht se
socialistët janë në pushtet, në pjesën më
të madhe të qyteteve franceze ky është
vetëm një ngushëllim i vogël për faktin se
partia ka humbur tre zgjedhje presidenciale
njëra pas tjetrës që nga viti 1995. Basti
i fundit ishte ai mes Sarkozisë dhe Segolenë
Royal. Ideologjikisht të mbetur në
udhëkryq, nga njëra anë nën presionin e
thirrjeve të radikalëve, dhe nga ana tjetër
nën presionin e "Lëvizjes Demokratike" të
centristit Francoi Bayrou, socialistët ndodhen
në një krizë të thellë identiteti, për më
tepër që Presidenti i djathtë ka dalë së
fundmi me parulla dhe veprime konkrete
që i përkasin ideologjisë së të majtës.
Ndërsa Sarkozi ka marrë në konsideratë
një shtetëzim të pjesshëm të bankave, ka
premtuar punë të financuara dhe ka njoftuar
për planin e tij që ka të bëjë me një
"ristrukturim të kapitalizmit", opozita
qëndron e mpirë dhe e paralizuar në një
rol që nuk mund ta luajë dot më. E si për të
përkeqësuar situatën, "peshat e rënda"
brenda partisë po bëjnë ç‘është e mundur
që të tërheqin vëmendjen te vetja e tyre.
Dhe situata, në këto rrethana, nuk mund
të jetë më kaotike dhe e turbullt. Njerëzit
janë ngopur me meftësinë dhe dasinë e
liderëve dhe duan më në fund që partia
të flasë me një zë të vetëm. Por me zërin e
kujt? Një pjesë e madhe e liderëve të fuqishëm
janë në pritje të zëvendësimit të
Sekretarit të Parë, Francois Holland, 54
vjeç dhe ish-partneri i kandidates së majtë
për presidente, Segolene Royal.
Megjithëse ai ka meritë të padiskutueshme
për mbajtjen bashkë të partisë
për 11 vjet rresht, tashmë nuk konsiderohet
si e ardhmja e partisë. Cilido që do të
vijë në krye të partisë, pas konventës së
kësaj fundjave në Reims, do të jetë pjesërisht
përgjegjës për zgjedhjen e kandidatit
socialist për zgjedhjet presidenciale të vitit
2012. Kjo ka bërë që të nisë një konflikt i
madh mes rrymave të ndryshme të partisë.
Benoit Hamon synon gjithashtu për lidershipin
e partisë dhe kandidatura e tij ka
ndryshuar disa ekuilibra në parti. Hamon,
që vjen nga një familje punëtorësh, konsiderohet
shumë sharmant, por jo edhe aq
sa të merret si një faktor unifikues i partisë.
Si djali i një sekretareje dhe një punëtori
porti, ai ra në sy në protestat e studentëve
që në moshën 19-vjeçare. Pasi u diplomua
në histori, Hamon për një kohë të shkurtër
punoi si asistent në Parlament. Më pas ai
kryesoi Socialistët e Rinj, që u vendos si një
organizatë e pavarur në lidhje me vetë
partinë mëmë. Hamon punoi për një ministër
dhe u bë edhe anëtar i këshillit të një
lagjeje parisiene në vitin 2004. Ai ia doli
mbanë që po në këtë vit të bëhej edhe eurodeputet.
Hamon vlerësohet shumë për
pragmatizmin tij. Ai ia doli mbanë që të
bënte bashkë elitën leftiste socialiste në një
"aleancë historike". Veç kësaj, nuk ka atë
fytyrën e vuajtur që kanë liderët e mëdhenj
të partisë dhe duket gjithmonë optimist.
Që nga java e kaluar, Hamon ka edhe një
arsye më shumë për të qenë optimist. Tani
që ka arritur mbështetjen e 20% të
anëtarëve të partisë me një draft-propozim
të quajtur "Përpara në botë", ka avancuar
bindshëm në sferat e larta të partisë. Më
në fund edhe "peshat e rënda" kanë nisur
që ta marrin seriozisht. Madje edhe vetë
Segolen Royal. Ish-partnerja e sekretarit në
ikje të partisë, e cila humbi në konkurrimin
për postin e presidentes ndaj Sarkozisë,
pasi ka marrë mbështetjen e 29% të partisë
me projektin e saj për ardhmërinë e të majtës
franceze, po kërkon dhe ngulmon që
të marrë në dorë situatën në rolin e lideres.
Por për të marrë shumicën në konventën e
sotme në Reims, Royalit i duhen aleatë
popullorë. Ajo ka ndërkohë mbështetjen e
liderëve rajonalë dhe talenteve të reja dhe
mbi të gjitha duket se ka ndryshuar edhe
pamje dhe mënyrë të sjelluri. Një aleancë
me rivalin saj të vjetër, me të cilin është majë
më majë, kryebashkiakun e Parisit, Bertrand
Delanoe, nuk është një opsion i
mundshëm. Pasi ka kryesuar në sondazhe,
Delanoe, përfaqësues i estabilishmentit,
ka mundur që të bëjë për vete vetëm votat
e një të katërtës së partisë. Një kandidate e
mundshme duket Martine Aubry, 58 vjeçe,
bashkiakja e qytetit verior të Lilës. Ajo përfaqëson
traditën pro-unionit të partisë.
Dhe më pas vjen edhe ylli i ri i socialistëve
dhe politikani i majtë, Benoit Hamon. Ai
mishëron si ndryshimin në ideologji brenda
partisë, ashtu edhe ndryshimin e
brezave, por edhe nocionin e largimit
njëherë e mirë nga ortodoksia e partisë.
Është e njëjta formulë që vetë Royal po e
kërkon tani. Të premten e kaluar ajo i siguroi
mbështetësit e saj se dëshironte që të
mblidhte të gjitha talentet rreth saj, përfshi
kryesisht edhe breznitë e reja. Megjithatë
Hamon mund të jetë një partner i vështirë
për Royal, sepse siç i pëlqen të thotë
gjithmonë: "Unë hyj në bisedime me të
gjithë, por nuk i hap rrugë askujt".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›