Nxënësi i Brehtit, artisti që Shqipëria s‘e njohu
Shkallët më drejtojnë drejt katit të dytë të studios. Rafte, shumë rafte, dosje nëpër tavolina, në tokë, ngado. Aty fletushka të zverdhura prej kohës, më tej fotografi të vjetra plot. Në krye, portreti i një gruaje e një burri. Çift bashkëshortësh, të dy të bukur, shumë të bukur. Ai quhet Vasfi Samim Visoka. Unë nuk e njihja, s‘kisha se si. Gjithë jetën ia gjeta mes fletësh të vjetra, shumë pak të shfletuara, në të cilat ruante pasionet e hershme.
***
Pasi biseduam, Ergjin Samimin, djalin e doktor Visokës, mora në dorë një dosje të verdhë, e u largova. E shfletova të gjithën, një nga një. Vasfi Samim Visoka i lindur në Visokë të Mallakastrës, në vitin 1908, mbeti jetim shumë i vogël së bashku me të vëllain, Hysniun. Me një kalë, shtruar këmbëkryq në dy kosha, ata dy vogëlushë, zbritën kodrave të Visokës, e më pas me një avullore, prej Adriatikut rendën drejt Stambollit. Në Turqi nis të ndërtohet jeta e tij. Vasfiu dallon në gjithçka. Është i dhënë pas të gjithave, veprimtarive kulturore, gazetareske, letrare, sportive e shoqërore... Ai u rrit në jetimore, por nuk mund të kalonte pa u vënë re. Një lule në ditar, një shenjë se ai nuk ishte rastësisht aq i dhënë pas të bukurës, i fal shkollimin e mëtejshëm në Turqi. Vazhdoi studimet në Fakultetin e Veterinarisë së Stambollit dhe në verën e vitit 1927, u diplomua si mjek veteriner. Pas kësaj, në vitin ‘29, i vjen një letër nga dr. Bilal Golemi. E ftonte të riun Vasfi të vinte dijet në shërbim të atdheut. "Shqipëria ka nevojë për çdolloj intelektuali", do t‘i shkruante në letër Golemi dhe Samimi, atëherë 21 vjeç, vendos të kthehet. Nis t‘i përkushtohet problemeve në vend, ku krahas veterinarisë e zooteknikës, ai angazhohet edhe në probleme të tjera shoqërore. U angazhua në shtypin e kohës, shkroi një numër të konsiderueshëm artikujsh, kushtuar jo vetëm fushës për të cilën u kthye në atdhe, por edhe për kulturën, letërsinë e gazetarinë. Vasfiu donte të jepte më të mirën në çdo drejtim. Hyri në gazetari që kur ishte gjimnazist në Stamboll dhe vijoi më tej, edhe pas kthimit në atdhe. Numëron rreth 2000 artikuj të botuar në gazeta të ndryshme. Në 1930-ën niset drejt Gjermanisë, Berlinit. Do të vazhdonte studimet pasuniversitare, sepse ai "asht nga veterinerët shqiptarë që përmban të gjitha cilësitë e duhura për këtë çështje", do të shkruhej në kërkesën drejtuar Ministrisë së Ekonomisë Komunale.
***
1930-1932. Kthehet në Shqipëri me gradën doktor i shkencave... Por, asnjë nuk dinte më shumë se ç‘ndodhi në jetën e tij gjatë këtyre dy viteve, në kohën kur nuk i kushtohej studimeve veterinare... Deri kur vdiq, në vitin 1981, deri kur arkivi i tij u hap dhe u zbuluan një numër i madh dokumentesh, dorëshkrimesh, artikujsh, fotografi, u gjend mes tyre edhe një diplomë tjetër... Familjarët nuk e dinin. Ai e kishte mbajtur të fshehtë për vite me radhë, për t‘i mbrojtur, apo për t‘i shpëtuar prej sulmeve të kohës. Për një vit, doktor Vasfi Samim Visoka, kishte studiuar në Teatrin e Berlinit. Kishte pasur fatin e madh të ishte nxënës i Bertolt Brehtit dhe Max Reinhard. Ai do të mësojë gjithçka mbi artin skenik, dhe e bën këtë me më të mirët e kohës. Në shkollën e Berlinit, që ishte më e larta e nivelit akademik teatral, Samimi u pasurua me kulturën e artit skenik. Mësoi aktrimin, koreografinë e skenografinë... gjithçka e pasqyruar me fotografitë e skicat përkatëse prej tij. Në arkivin e doktor Vasfiut, gjendet një numër i konsiderueshëm fotografish, të cilat rrëfejnë këtë periudhë jo shumë të njohur të jetës së tij. Mbi skrivaninë e të birit, sytë më shkojnë në një foto bardhezi, përmasa të vogla. Një djalë gjysmë i zhveshur është duke kërcyer. Aparati ka shkrepur një çast, të mrekullueshëm. Vetëm një balerin profesionist mund të arrijë atë figurë, e duket se doktor Samimi ishte i tillë. Ai kishte lënë mbresa të mëdha gjatë studimit në shkollën teatrale në Berlin. Ishte cilësuar si balerini fluturues. Ai i kishte të gjitha të dhënat për t‘u renditur ndër më të mirët, pas përfundimit të shkollës. E quanin balerini me "trup madhështor, që arrinte shkëputje magjike". Koreografinë e studioi me të famshmin Rudolf Von Laban. Regjisori Reinhard dhe koreografi Laban, hodhën bazat kryesore të lëvizjes skenike, e cila mbështetej në gjetjen e ritmit. Ai mësoi shumë prej tyre, por asnjëherë nuk do ngjitej në skenën shqiptare. Ky pasion mbeti i palosur mes fotosh e dokumentesh, që kohë pas kohe i ngjallnin nostalgji. Po kaq i vlerësuar ishte edhe në artin interpretativ. Përfundon shkollën me një sukses të merituar. Regjisori dhe aktori me famë botërore Max Reinhard, e vlerëson për aftësitë e larta artistike... Studioi edhe skenografi. Doktor Vasfi Samimi kishte të dhëna edhe në pikturë. Ishte një artist i kompletuar, po aq sa edhe një artist i munguar i skenës shqiptare, e megjithatë një intelektual, që Shqipëria pati fatin ta kishte pranë. Pas kthimit, askush nuk e pa në skenë... por angazhimi i tij në kulturë vazhdoi paralelisht me atë në shkencë. Shkroi për Aleksandër Moisiun, aktivitetin e të cilit e ndoqi nga afër gjatë qëndrimit në Gjermani, përktheu në osmanishte veprat në prozë të Migjenit, iu kushtua po aq edhe veprave të rilindësve. Ai e donte kulturën, ndaj edhe do të shkruante: "Vendi ynë rënkon nga zemra dhe vuan nga shpirti për sa i përket kulturës estetike dhe artistike, prandaj duhet të bërtasim për artin, kombin e atdheun". Çdo gjë që ai shkruan, ka në qendër kulturën shqiptare.
***
Ergjin Samimi, me një grup bashkëpunëtorësh po përgatit 28 vëllime kushtuar veprës së babait... Ai shpreson që deri në muajin mars të vitit që vjen të gjitha të jenë gati. Të kenë dalë nga botimi dhe të jenë në duart e lexuesit. Është përgatitur vëllimi i parë, i cili përmbledh jetën dhe veprën e doktor Vasfi Samimit. Në të përfshihet fëmijëria në Stamboll, fillimet e punës si veteriner, studimet në Berlin, apo angazhimi i tij si autor i një numri të madh artikujsh. Një tjetër vëllim do t‘i kushtohet veprës "Nëna Kosovë". Vasfi Samimi, si "mjeshtër i fjalës", do të vijë në vëllimin e katërt, ku nëpërmjet reportazheve, udhëtimeve, portreteve, prozës publicistike e letrare, do të njihemi edhe me Vasfiun me shpirt gazetari. "Kulturë - Edukatë - Qytetërim" është vëllimi i pestë, ndërsa i gjashtë është përmbledhja e titulluar "Gjak e tokë". "Guna dhe kërraba" është vëllimi i shtatë. Aty doktori na njeh me koncepte e praktika shkencore, me arsimin e fshatarësisë dhe kulturën e tokës e nga këto mësime jete vjen vëllimi i tetë, në të cilin do të njihemi me mësime skene. "Art - Dramaturgji" vjen për të rrëfyer shpirtin artistik të Samimit, i cili e njeh shumë mirë dramën, po aq sa edhe filmin, për t‘u shpërfaqur në koreografi, pikturë, folklor e etnografi. "Sporti" është një tjetër fushë së cilës iu kushtua tepër. Vëllimi i nëntë i kushtohet atij. Për të kaluar më pas në vëllime të tjera që prekin tema si zooteknia, veterinaria, pedagogjia. Apo vëllime që u kushtohen personazheve si Migjeni, Sami Frashëri, Hoxha Tahsini, Evelia Çlebiu etj., si dhe një vëllim me mbresa e komente nga dashamirës të Samimit, bashkëpunëtorë e të njohur të tij. I biri është i kujdesshëm ndaj veprës së të atit. Në vazhdën e botimeve të Samimit, vend të rëndësishëm zë edhe vepra "Nëna Kosovë". E shkruar në vitet 1938-1943, ajo është vlerësuar si një prozë poetike, ku shpaloset thellësia e mendimit shqiptar, ndërsa autori na rrëfen në disa gjini, shkencë, letërsi, etnografi, patriotizëm dhe politikë. "Në Kosovë, për të parën herë njeriu e ndien veten të hyjë në tempullin kombëtar", shkruan ai në veprën e cila i kushtoi tre vite burg, dhe damkën "armik i popullit". Apo fraza e cila ende vazhdon të tingëllojë aktuale: "Ne nuk duam një Shqipëri të madhe, ne duam vetëm e vetëm një Shqipëri të vërtetë", shkruan ai, duke iu drejtuar të gjithë popujve. Në muajin mars të vitit 1945, gjykohet në gjyqin special të kriminelëve të luftës dhe dënohet me tre vite burg. Por, mendimet shkencore dhe artistike të Vasfi Samim Visokës janë pa fund. Shumë prej tyre gjenden akoma aktuale, shumë prej tyre përkojnë më së miri me Shqipërinë e ditëve tona.
Rezhia sipas Brehtit
Gjatë provave, B.B. qëndron zakonisht në sallë. Udhëheqja e rezhisë së tij nuk bie në sy. Gishtat e tij luajnë në mënyrë të padukshme dhe gjithmonë në drejtim të erës, ai nuk e trazon kurrë punën edhe sikur të ketë propozime përmirësimi. Njeri nuk fiton përshtypjen se ai kërkon diçka të bëjë me artistët, diçka të krijoi që atij i shkon në mendje. Artistët nuk janë instrumentet e tij. Ai kërkon më tepër bashkëpunimin me ata, të gjejë historikun e ngjarjes, me të cilët merren vepra, edhe ndihmon çdo artist sipas fuqisë së vet. Puna e tij me artistët i ngjet përpjekjes së një fëmije, që me një instrument përpara grumbullit të rërës buzë lumit, merret me dirigjim, në mënyrë që ata të fillojnë të notojnë.
Brehti nuk numërohet midis atyre regjisorëve që pretendojnë se çdo gjë ata e dinë më mirë nga artistët. Kundër veprës ai merr një qëndrim si me qenë nuk i njeh, s‘do kurrgjë, edhe ai pret. Njeri fiton përshtypjen si me qenë Brehti nuk njeh asnjë frazë në të. Ai nuk dëshiron të dijë çfarë është shkruar aty, përkundrazi ai i jep rëndësi që ky shkrim se si dëftohet në skenë prej artistit. Në qoftë se një artist pyet: "kështu ose ashtu të bëjë, këtu të qëndrojë ose jo, merr përgjigjen tipike prej Brehtit: "Nuk e di", dhe me të vërtetë Brehti nuk e di në realitet, atë e gjen fresk gjatë provës, d.m.th. e nxjerr nga prova, të gjitha: qëndrim, ecje, gjestet e të gjitha Brehti i shfrytëzon në dobi të historikut të veprës... Brehti një herë ka shkruar: "Teatri nuk është shërbëtori i poetit, por përkundrazi është shërbëtor i shoqërisë". Në skenat e Brehtit çdo gjë duhet të jetë realitet, por ai realitetin e kupton në mënyrë të veçantë, d.m.th. kur realiteti zbulohet. Sqarimi në teatër njëkohësisht duhet të shkojë paralel me dëfrim. Në skenat e Brehtit çdo gjë duhet të jetë e bukur, por Brehti veprat e tij i vë në skenë në atë mënyrë që edhe pas dhjetë shfaqjesh njeriu mund të gjejë të reja në të. Brehti vetë luan, imiton, por vetëm pjesë shumë të vogla dhe në mes e këput, e ndalon me qëllim të mos japë diçka të plotë. Ai nuk shkruan përpara, përkundrazi e ngacmon, ngjall fantazinë dhe fuqinë e krijimtarisë, interpretimit në artistët. Ai imiton gjithmonë artistët duke lojtar përpara, por padyshim duke ruajtur seriozitetin. Qëndrimi i tij në këtë rast është: shokë në këtë mënyrë duhet të veproni në atë, kështu duhet të jetë. Si artistët në përgjithësi për disa çaste sytë dhe veshët duhet t‘i drejtohen nga spektatorët. Brehti deklaron: "Asnjeri nuk shkon, nuk kalon nga jeta jonë pa qenë vrenjtur edhe vëzhguar, si ka mundësi që një artist nga skena të kalojë për vërejtur e pavështruar? Ky është momenti i secilit, duhet të shfrytëzohet, mos e lini të rrëshqasë nga dora. Tashti ju jeni aty, shfrytëzojeni deri në fund". Kështu u bërtet Brehti artistëve...