Aldo Bare kërcënon në gjyq Gramos Selmanin
Autori i Lajmit: Redaksia
Aldo Bare, i akuzuar si kapo i Bandës së Lushnjës, kërcënoi dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë në sallën e gjyqit, dëshmitarin e thirrur nga Prokuroria, Gramoz Selmani.
“Pate rastin më të mirë të tregoje se si e bëre pritën ndaj makinës ku mbeti i vrarë im vëlla, nëse do ta bëje këtë do të të falja ndryshe jo”, iu drejtua Aldo Bare dëshmitarit Gramoz Selmani. Aldo Bare është përballur ashpër në gjykatë me Gramoz Selmanin, armikun e tij të përbetuar, një ndër të paktët miq të Artur Dajës që ka mbetur i gjallë. Bare nuk ka hezituar të lëshojë në drejtim të Selmanit edhe fyerje dhe fjalë jashtë etike. Deklaratat e kapos së Bandës së Lushnjes u bënë nga kafazi i sallës së seancave gjyqësore tek Krimet e Rënda në Tiranë.
Dëshmia
Për të dytën herë brenda një jave, Selmaniu paraqit në gjykatën e Krimeve të Rënda për të dëshmuar, por këtë herë përballë vetë të akuzuarit Aldo Bare, një dëshmi që ka zgjatur më shumë se tri orë. Selmani që njihet si mik i ngushtë me Artur Dajën, rrëfeu para pesëshes gjykuese për tri vrasje, mes të cilave dhe ngjarjen ku mbeti i vrarë Ramadan Shkurti vëllai i Bares, si dhe dy persona të tjerë. Dëshmitari tha se “ndodhej në një tavolinë me Artur Dajën dhe persona të tjerë kur u qëlluan me breshëri armësh nga një makinë audi të zezë. “Pas “luftës” Artur Daja vajti te makina dhe pasi i mori armën Ramadan Shkurtit e qëlloi atë në kokë dhe më pas qëlloi dhe shoferin”, tha dëshmitari. Ai theksoi se në ngjarje ka parë dhe vetë Aldo Baren, teksa largohej dhe gjuante me armë.
Deklarata e Bares
I akuzuari, Bare e ka hedhur poshtë dëshminë e Selmanit, duke deklaruar që nuk ka qenë i pranishëm në këtë ngjarje dhe se vrasjen e vëllait të tij e ka mësuar nga i ndjeri Enver Rabija. Sipas Bares, ka qenë Gramoz Selmani dhe Artur Daja që kanë qëlluar të parët mbi makinën, ku ishte dhe vëllai i tij dhe kjo ngjarja ka ndodhur një ditë pasi Dajës i kishin bërë një atentat me snajper. Më herët gjatë debateve mes palëve, ku Aldo Bare nuk hezitoi të përdorte një fjalor jo të pastër ndaj dëshmitarit, Gramoz Selmani rrëfeu dhe për vrasjen e Nimet Zenelit e Masar Aliut. Në fakt statusi i Selmanit është disi i dyshimtë për faktin se ka qenë i dyshuar për gjashtë vrasje, por që hetimet ndaj tij janë pushuar së fundmi nga prokuroria. Në fillim të seancës ishte avokati i Bares, ai që kërkoi të mos merren si prova deklarimet e tre vëllezërve të Artr Dajës, Afrim, Lorenc dhe Stiliano Daja për faktin se janë marrë në kundërshtim me ligjin.
Vërtetimi i akuzave,
60 dëshmi kundër Bares
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përcaktuar 60 dëshmitarë që, sipas saj, vërtetojnë akuzat ndaj Aldo Bares. Aldo Bare u arrestua në Turqi me kërkesë të Prokurorisë shqiptare. Ai u ekstradua nga Turqia në nëntor të vitit 2009, pas tri vitesh qëndrimi në qelitë turke. Procesi ka nisur jo vetëm për Aldo Baren (me emër të ndryshuar nga Alfred Shkurti), por edhe për anëtarët e tjerë të grupit të tij; Arben Boriçi, Enver Boriçi, Ilir Stërgu, Erion Cici, Afrim Hoxha, Enver Dondollaku, Rexhep Gina, etj.
Ky lajm është publikuar: 08/04/2010