Qeveria, hua deri në 400 milionë euro nëpërmjet Eurobondeve
Autori i Lajmit: Redaksia
Qeveria zyrtarizoi daljen e Shqipërisë në tregun financiar ndërkombëtar të kredive nëpërmjet emetimit të Eurobondit, i ngjashëm me letrat me vlerë, që në këtë rast, nuk do të jetë në lekë, por në euro. Nëpërmjet shitjes së Eurobondeve, qeveria synon të marrë hua deri në 400 milionë euro, me interesa më të ulëta se kredia e vitit të kaluar. Kjo është hera e parë në historinë e financave të Shqipërisë, që qeveria hyn në tregun ndërkombëtar financiar të kapitalit, duke kërkuar borxh përmes emetimit të letrave me vlerë në valutë. Megjithëse klima botërore ekonomike nuk është shume e favorshme, kryeministri Berisha tha se të dhënat pozitive të ekonomisë shqiptare, të certifikuara edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, do të tërheqin investitorët e huaj. “Në këto kushte në jemi optimistë se tregu i bonove të thesarit, i eurobondeve do të jetë një treg i favorshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dy institucionet me kryesore, Deutsche Bank dhe J.P. Morgan kanë marrë përsipër trajtimin e eurobondeve të Shqipërisë”, u shpreh Berisha. Duke listuar rritjen gati te dyfishtë të eksporteve vendase në tremujorin e parë të këtij viti dhe rritjen e të ardhurave nga doganat dhe tatimet, mbi parashikimet më optimiste për marsin, zoti Berisha hodhi poshtë akuzat e opozitës se vendi është në krizë ekonomike apo për mungesën e parave në buxhetin e shtetit. “Ata që flasin çdo ditë për krizë, i ftoj të lexojnë të dhënat për eksportet shqiptare. Ata që flasin për krizë i ftoj të lexojnë të dhënat e të ardhurave dhe nuk kanë asnjë vështirësi të konkludojnë se ata që u thonë se kjo qeveri në maj nuk do të këtë para për të paguar pagat, nuk janë veçse sharlatanë të klasit të parë. Ekonomia është në gjendje entuziaste, që nuk e cenoi cunami financiar, as kutia. Ky është realiteti”,- theksoi Berisha.
Ky lajm është publikuar: 08/04/2010