Braçe: “Kërcënimi për diegien e mandateve të çon në zgjedhje të parakohshme”
Autori i Lajmit: Redaksia
Eksponentë të lartë të Partisë Socialiste deklarojnë se nuk do të tërhiqen nga hapja e kutive të votimit. Ata pohojnë se Qeveria nuk ka përmbushur asnjë kërkesë të saj, duke shtuar presionet dhe shpifjet mbi të dhe Kryetarin e saj, Edi Rama. Deputeti socialist Erion Braçe, në një intervistë për BBC-në, foli për hapat e mëtejshëm të aksionit politik të opozitës. “Natyrisht që ne nuk kemi hequr dorë nga kërkesa për hapjen e kutive të votimit, por kjo kërkesë ka një kufi, për sa kohë që Sali Berisha refuzon ti përgjigjet kërkesës sonë, që nuk kërkon pushtetin e tij, por kërkon transparencë të votave. Tani kërkesa për zgjedhje të parakohshme do të vendoset mbi të”, - theksoi deputeti socialist.
Sipas tij, Berisha në vend të një përgjigjeje pozitive për këto kërkesa, kërcënoi me ezaurim të mandatit të socialistëve. “Kërcënimi për ezaurimin e mandateve të deputetëve të PS-së, kjo është një rrugë që të shpie pashmangërisht në shpërbërjen e Parlamentit dhe kjo drejt zgjedhjeve të reja”, - tha ai. Braçe ka theksuar se opozita nuk po kërkon të marrë pushtetin me dhunë duke paralajmëruar një tjetër lëvizje të pushtetit vendor që drejtohet nga opozita në ditët në vijim. “Më lejoni të bëj dallim midis përdorimit të forcës dhe përdorimit të dhunës. Të përdorësh forcën në një veprim politik natyrisht që nuk do të thotë të përdorësh dhunën. Ka një diferencë të madhe mes mënyrës që ka përdorur PD, kur ka qenë në opozitë, që ka qenë rruga e dhunës dhe rruga që po përdor PS që nuk ka të bëjë me dhunën, por me forcën. Kur kemi folur për forcë, kemi folur për forcën e arsyes, forcën e qëndresës përballë një regjimi të korruptuar dhe antidemokratik”, - tha ai. Për ta konfirmuar këtë gjë ai pohoi se nga mitingu i 20 nëntorit deri te ai i zhvilluar më 1 dhjetor në Athinë, nuk ka pasur asnjë rast dhune. “Kërkesa për të hapur kutitë nuk është kërkesë për të marrë pushtetin, por kërkesë për transparencë dhe për ti dhënë zgjidhje një pushteti ilegjitim. Dhuna nuk është tipari i PS-së, madje, mbajtja me dhunë e një pushteti të vjedhur është tipar i PD”, - tha ai. Lidhur me mundësinë e tërheqjes së socialistëve nga kërkesa e tyre ai tha se kërkesa për hetimin e përbashkët të zgjedhjeve, duke përfshirë kutitë e votimit dhe materialin zgjedhor, është e panegociueshme. “Në datën 5 do të ketë një qëndrim të trupës sonë të vendorëve përkundrejt sjelljes së Berishës, që ka qenë po përsëri heshtja dhe refuzimi, madje dhe kërcënimi i autoriteteve të pushtetit vendor, dhe më pas do të ketë dhe një qëndrim të PS-së”, - sqaroi Braçe hapat e mëtejshëm që do të ndiqen nga socialistët. Opozita përmbylli protestën e saj treditore në sheshin para Kryeministrisë, duke i lënë afat qeverisë të reagojë. Kjo e fundit ka deklaruar se nuk do të ketë për asnjë rast hapje të kutive të votimit. Dhjetë ditët e fundit e acaruan edhe më tej skenën politike shqiptare, e cila u fut dhe në akuza personale dhe familjare për kundërshtarët politikë.
Ky lajm është publikuar: 03/12/2009