Elbsan, arrestohen tre persona për drogë
Kështu, nga operacioni i kpduar “Sporti i Vjetër”, u arrestuar shtetasit, Gerti Gezim Hysenbelliu, 21-vjeç, lindur e banues në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan; Klevis Enver Gjini, 19-vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Vriserion Xhuvani” si dhe Renato Qemal Bakalli, 21-vjeç, lindur e banues në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë një operacioni të organizuar nga ana e Seksionit Luftës Kundër Narkotike rezultoi se shtetasi Gerti Hysenbelliu merrej me shpërndarje të lëndës narkotike. Gjatë një kontrolli të ushtruar nga ana e policisë, edhe ndaj dy shokëve të tij, Klevis Gjini e Renato Bakalli, iu gjendën 9 qese plasmasi, në të cilën dyshohet se kishte lëndë narkotike e llojit Heroinë. Në lidhje me këtë ngjarje po punohet për dokumetimin e plotë të saj.