Zamparini: Unë do ta kisha shkarkuar me kohë Ferrarën
“Të drejtosh Juventusin do të thotë të kesh mbi vete përgjegjësi të jashtëzakonshme. Ata janë një skuadër e mirë, por po paguajnë për disa zgjedhje. Juve ka një trajner të ri, pa përvojë. Me siguri që viti tjetër do të jetë më i mirë se ky. Të isha unë, do ta kisha ndërruar me kohë”, tha Zamparini.
Ai foli edhe në lidhje me paraqitjet e ish-sulmuesit të Palermos, Amauri, që tani luan për “Zonjën”. “Amauri po vuan disa kritika të padrejta në drejtim të tij. Jam me të dhe shpresoj të gjejë një skuadër tjetër. Është një prej sulmuesve më të mirë, por po e keqtrajtojnë. Një rikthim tek Palermoja? Nuk e besoj“, shtoi numri një i Palermos.