Prishet objekti pa leje, ndërhyjnë 100 efektivë policie
15/12/2009 Tek Uji i Ftohtë në Vlorë, frika për shkak se kishte konflikt pronësie
Shoqërohen në polici 3 persona, kundërshtuan vendimin për shembje
VLORE- Prishja e një objekti pa leje në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë ka angazhuar rreth 100 efektivë policie, përfshirë këtu të rendit, rrugorë, të FNSH-së dhe Policisë Bashkiake. Ndërtimi në fjalë një lokal me konstruksion të lehtë ishte ndërtuar në një tokë, ku pronari legjitim ka marrë certifikatën e pronësisë, ndërsa ndërtuesi i lokalit e kish përfituar tokën në fjalë me 7501. Frika e një konflikti ka imponuar angazhimin e shumë efektivëve të policisë. Konflikti dhe kundërshtimi i vazhdueshëm i personave që kishin lokalin ka imponuar ndërhyrjen e rreth 100 efektivëve. Si pasojë e kundërshtimit dhe moslejimit të zbatimit të vendimit për prishje të objektit dhe njëkohësisht kundërshtim të uniformave blu janë shoqëruar në komisariat tre persona, pronar të lokalit në fjalë. Blutë dhe inspektorë të ndërtimit kanë tentuar negocimin me personat, ndërkohë që urdhri për prishje ishte çuar kohë më parë, ata s’kishin zbrazur nga orenditë objektin. Pas shoqërimit të tre pjesëtarëve të familjes Halilaj ka nisur zbatimin vendimi dhe ka ndërhyrë skrepi në prishjen e objektit. Në të njëjtën sipërfaqe toke në përdorim nga Petref Halilaj, ndërtimorët e bashkisë dhe Policia Bashkiake rreth 6 javë më parë zbatuan një tjetër vendim prishje për një objekt pa leje të ndërtuar po aty. Petref Halilaj e ka përfituar pronën në fjalë në bazë të ligjit 7501, ku në të kishte ndërtuar dy objekte, për të cilat kishte aplikuar edhe për legalizim. Por disa kohë më parë, pronar legjitim të truallit kanë marrë certifikatën e pronësisë mbi tokën në fjalë, dhe aty ka nisur konflikti. Në ndërhyrjen e parë të ndërtimorëve u prish lokali buzë rrugës e tanimë u bë ndërhyrja e dytë për prishjen e objektit të tjetër të ndërtuar nga Halilaj. Ndërkohë që në tokën në fjalë pronarët e truallit që kanë certifikatë pronësie, kanë përfituar edhe një leje ndërtimi për pallat.