E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aldo Bare në Gjykatën e Krimeve të Rënda, njihet me akuzat

Kreu i bandës së Lushnjes, Aldo Bare është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku është njohur me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare është transportuar nga burgu 313 në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie. Ai u transportua për në sallën e gjyqit nëpërmjet tunelit nga burgu 313 në kryeqytet.
Aldo Bare akuzohet, për mbi 20 vrasje, rrëmbime, krijim të bandave kriminale, vendosje lëëndësh eksplozive e të tjerë. Aldo Bare u ekstradua dje nga Turqia.
Bare u arrestua në mars të vitit 2006 në Stamboll të Turqisë, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›