Në drejtësi reforma të rëndësishme,po përmirësohet legjislacioni
26/11/2009 Nishani informon drejtorin Pierre Mirel
Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, kreu dje një takim me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme të Zgjerimit në Komisionin Evropian, z. Pierre Mirel, dhe ambasadori i Delegacionit të KE në Tiranë Helmut Lohan. “Rruga jonë për integrimin e vendit drejt Bashkimit Evropian nuk është e lehtë, por ne do marrim përgjegjësitë tona. Objektiva që kemi vënë përpara janë ambicioze dhe ne do t’i realizojmë edhe në sajë të partenrishipit tonë me Komisionin Evropian”,- deklaroi ministri Nishani. Më tej ai u shpreh rreth punës që po bën Ministria e Drejtësisë pas daljes së Progres Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2009. “Kemi filluar punën për ristrukturimin e grupit të punës me qëllim draftimin e Strategjisë për Reformën në Drejtësi, e cila mendohet të kalojë në një proces të gjerë konsultimi për identifikimin e nevojave dhe prioriteteve. Në këtë proces do të marrin pjesë me qëllim ofrimin e asistencës edhe misionet e huaja që ndihmojnë Ministrinë e Drejtësisë, si EURALIUS”. Më tej ai informoi se gjatë këtij viti deri në këto momente janë miratuar rreth 8 ligje. Në këtë kuadër ligjor të ri ministri veçoi legjislacionin për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor, shërbimin përmbarimor privat dhe për shërbimin e provës. Nismat më të rëndësishme të vitit 2009 duhen përmendur projektligji “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurive”, si dhe projektligji “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”. Kështu në buxhetin e vitit 2010 është planifikuar një shifër prej 4.447 milionë lekë për sistemin penitenciar (për të cilat 450 milionë lekë përbëjnë investimet e huaja dhe 3.997 milionë lekë nga buxheti i shtetit). Kjo shumë, e cili konsiderohet shifër e lartë dhe e rritur, sidomos investimi nga buxheti i shtetit, në krahasim me vitin 2009, ku ka qenë e llogaritur shifra prej 4.144 milionë lekësh nga të cilat 560 milionë investime të huaja dhe 3.584 milionë nga buxheti i shtetit. Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme të Zgjerimit në Komisionin Evropian, z. Pierre Mirel, në fjalën e tij e uroi ministrin për miratimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit si vend anëtar dhe deklaroi se marrëdhënia e Shqipërisë me BE-në ka hyrë në një fazë krejtësisht të re.