Obama uron festën e pavarësisë
26/11/2009 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama dërgoi urimet e tij për të gjithë ata të cilët festojnë ditën e pavarësisë së Shqipërisë ditën e shtunë. “Urimet më të ëprzemërta shqiptarëve për Ditën e Pavarësisë” thotë presidenti Amerikan. Në mesazhin e kreut të Shtëpisë së Bardhë theksohet “Këtu në Amerikë, të gjithë ata të cilët ndjekin gjurmët e tyre në Shqipëri, janë pjesë e rëndësishme e këtij kombi”. Presidenti Obama shton më tej në mesazhin e tij se shpreson në vazhdimësinë e miqësisë dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve