Blindohet qelia e Aldo Bares

Kreu i bandës së Lushnjes, Aldo Bare është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t'u verifikuar.
Drejtues të lartë të policisë thonë se Aldo Bare pas ekstradimit nga Turqia ndodhet i vetëm në qelinë e paraburgimit. Qelia e të cilit është e blinduar si dhe numri i gardianëve që e ruajnë është shtuar. Pas mbërritjes në paraburgimin 313 drejtuesi i bandës së Lushnjes i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm mjekësor dhe më pas në një qeli e cila mund të thuhet së është e blinduar dhe me masa super të rrepta sigurie. Por gjithashtu Alfred Shkurti ka dalë ditën e enjte përpara togave të zeza të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe prokurorëve të krimeve të rënda për të verifikuar gjeneralitet e të shumëkërkuarit të drejtësisë shqiptare. Kështu përmes tunelit që lidh paraburgimin 313 dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda, Aldo Bare ka mbërritur në sallën e gjyqit ku është marrë në pyetje nga prokurorët në lidhje me gjeneralitet e tij. Më pas ai është transferuar sërisht në qelinë e 313 ku edhe do të qëndrojë deri në dhënien e vendimit të gjykatës. Ai akuzohet nga drejtësia shqiptare për më shumë se 15 vrasje si dhe krime të tjera.