E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aldo Bumçi - “Si do të hetohen zgjedhjet”



Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi tha se oferta e PD-së i jep mandatin 100 prokurorëve për të hetuar zgjedhjet e 28 qershorit. “Prokuroria, si organ hetimor ka të drejtë të hyjë në themel të çdo çështjeje. Ne i po japim mandatin 100 prokurorëve, pra organit të akuzës që të hetojë të gjitha çështjet që lidhen me zgjedhjet. Përveçse akuzave që mund të bëjnë palët, Prokuroria mund të hetojë edhe kryesisht. Kjo ekziston për çështje ordinere dhe për çdo çështje që Prokuroria mendon se ka një element për të hetuar”, theksoi Bumçi. Sipas tij “atëherë, këtu i gjithë Parlamenti, shumicë dhe pakicë, i jep një mbështetje organit të Prokurorisë, duke përkrahur me mjete financiare dhe me çdo mjet tjetër të nevojshëm që një numër i konsiderueshëm prokurorësh, rreth 100 t’i dedikohen hetimit të zgjedhjeve dhe të hetojnë zgjedhjet në detaje në të gjitha zonat”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›