“PS t’i drejtohet Kushtetueses”
Partia Republikane deklaroi dje se opozita duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për hetimin e zgjedhjeve. Në të kundërt, sipas sekretarit të PR-së, Arjan Madhi, PS po përgatit qytetarët për protesta. “Shpeshherë shtrohet pyetja: Përse PS nuk i drejtohet për interpretim Gjykatës Kushtetuese? Përgjigja është një: PS kërkon që në mënyrë abuzive të mbajë të ngritur infrastrukturën e protestave sepse koha që do t’i duhet Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim dhe dhënie mendimi, dhe vetë vendimi i kësaj gjykate do t’i jepte fund alibisë së socialistëve për marrjen e pushtetit me anë të protestave të rrugëve”, tha Madhi.