PS: Koha për protesta kundër Qeverisë
Partia Socialiste akuzoi dje Qeverinë për gjendjen ekonomike në vend dhe për politikat e ndërmarra prej saj që kanë vënë në vështirësi biznesin. Në një konferencë për shtyp, deputetja e PS-së, Olta Xhaçka tha se megjithëse Berisha flet për rritje rrogash dhe pensionesh, numri i familjeve të varfra është shtuar. “Për të gjitha këto arsye dhe për atë mori problemesh që ne të gjithë i përjetojmë në jetën tonë të përditshme, sot u bëjmë thirrje shqiptarëve që të na bashkohen në një valë të pandalshme protestash kundër kësaj Qeverie, e cila sot më pak se kurrë, ka legjitimitetin për të na qeverisur”, tha deputetja e PS-së në komunikimin me mediat.