Starton procesi ndaj komisionerëve të Portëzës
FIER – Starton seanca e parë gjyqësore ndaj ish-komisionerëve socialistë të Portëzës në Fier. Pasi janë mbledhur të gjithë të akuzuarit për braktisje të qendrës së votimit, një prej avokatëve ka kërkuar më tepër kohë për t’u njohur me çështjen, duke e shtyrë për në fillim të prillit seancën e dytë. Edhe dje, të akuzuarit: Mane Goxhaj, Abedin çobaj, Lefter Kallashi, Kastriot Hoxha, Tajar Behari dhe Riza Metaj kanë reaguar, duke e quajtur veten të pafajshëm. Sipas tyre, ata nuk kanë mundur të startojnë procesin e votimit më 28 qershor në dy qendrat vendore të votimit, pasi nuk u është dorëzuar asnjë bazë materiale nga KZAZ në Patos. “Ne nuk kemi bërë asgjë në kundërshtim me ligjin. Shkuam të tërhiqnim materialet zgjedhore dhe nuk na i dhanë, pasi nuk kishin ardhur edhe ata të palës tjetër, pra komisionerët e djathtë. Në KZAZ në Patos na thanë që duhet të ishim paraqitur kryetar, nënkryetar, sekretar dhe ne nuk bëheshim dot të gjithë bashkë se banorët protestonin dhe nuk na linin”, u shpreh Abedin çobaj. m.r