E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aldo Bumçi flet për ligjin e spiunëve

Relatori demokrat thotë se me dosjet duhet të njihen të gjitha viktimat, ndërsa saktëson kategoritë e atyre do të konsiderohen figura të papastra

Aldo Bumçi saktësoi dje kërkesat e PD-së lidhur me të ashtuquajturin “Ligji i spiunëve”. “Ajo çfarë mund të them të re nga ana e PD-së, është që ne kemi shtuar një element të ri. Akoma nuk është konkretizuar në një mënyrë, por viktimat duhet të kenë të drejtën për të parë dosjen e tyre”, - tha ai në intervistën e tij për “Korrierin”. Ndërkaq, ish-ministri i Drejtësisë renditi edhe kategoritë e funksionarëve që nuk do të mund të jenë më pjesë e administratës shtetërore, apo që do t’iu hiqet mundësia për t’u zgjedhur. Në këtë gamë ai përmendi deputetët, kryetarët e bashkive e komunave, ambasadorët, nivelet e larta të Policisë së Shtetit e të ushtrisë dhe persona të zgjedhur nga Kuvendi e të dekretuar nga presidenti, që përfshijnë gjyqësorin dhe sistemin e drejtësisë. Tek ata që do të cilësohen të papastër, Bumçi renditi byronë politike, komitetin qendror ekzekutiv, Sigurimin e Shtetit, Komitetin e Dëbim-Internimeve dhe gjyqtarë, prokurorë apo hetues që kanë marrë pjesë në gjyqe politike. Gjithsesi, ai shprehu gatishmërinë e tërheqjes së PD-së për të gjetur konsensusin me PS-në   -Ende nuk ka një projektligj të dorëzuar nga ju, por cilat mund të jenë disa nga pikat kryesore të tij?

Aldo Bumçi: “Në fakt ka një variant të propozuar nga PD-ja, që është në Komisionin e Ligjeve, por ne po presim që PS-ja dhe opozita të vijë e të bëhet pjesë e këtij projektligji, duke sjellë versionin e tyre për nene të caktuara, që mund të mos bien dakord, ose që kanë një alternativë të tyren. Nuk ka pasur zhvillime. Nuk ka pasur asnjë negociata me PS-në. Ata deri tani nuk janë shprehur për këtë ligj, në kuptimin që nuk ka tryeza ose bisedime që ne të themi që ka një hap përpara. Jemi aty ku kemi qenë para një muaji apo para dy muajsh. Ajo çfarë mund të them të re nga ana e PD-së, është që ne kemi shtuar një element të ri. Mendojmë që një element i ri duhet të jetë pjesë e ligjit. Akoma nuk është konkretizuar në një mënyrë, por viktimat duhet të kenë të drejtën për të parë dosjen e tyre. Pra, në qoftë se ligji deri tani përmbante papajtueshmërinë e figurës së zyrtarëve të lartë, tani shtojmë një element tjetër, që ka të bëjë me interesin personal të individit, për të parë nëse regjimi kishte një dosje kundër tij. Pra, unë si individ nëse e mendoj që kam interes për të parë se a ka një dosje dhe nëse ajo ekziston akoma në arkivat e shtetit shqiptar, atëherë personi duhet të ketë të drejtë të shikojë dosjen që është përgatitur kundër tij”.

-Ku mund ta shikojë ky person e si do të funksionojë?

“Detajet besoj janë çështje teknike. Ne vendosim atë që është qëllimi i ligjit, që është për të përmbushur një të drejtë njerëzore, të drejtën e viktimës dhe të çdo qytetari për t’u njohur me çfarë dosjesh kishte Sigurimi i Shtetit kundër këtij personi”.

-A mund të ndodhë siç ndodhi në Gjermani, që u krijua një organizëm i veçantë e kushdo mund të shkonte e të merrte informacionin që dëshironte?

“Ligji parashikon ngritjen e një autoriteti nga parlamenti, që do të jetë i përbërë nga përfaqësues të forcave të ndryshme politike. Është ky autoriteti besoj, i cili do të ketë të drejtë për t’i  krijuar këtë mundësi qytetarëve”.

-Nisur nga përplaset që keni pasur me PS-në, ku mund të ketë tërheqje nga ana e PD-së?

“Për sa kohë ne themi që dëshirojmë ta bëjmë këtë ligj me konsensus, do të thotë që çdo palë është e gatshme të ulet edhe të bëjë hapa drejt konsensusit. Nuk mund të them që unë do të qëndroj pa lëvizur në pozicionin tim dhe vetëm t’i hajde në drejtimin tim. Jo. Të dyja palët duhet të lëvizin drejt konsensusit, d.m.th. që janë të gatshëm të rishikojnë qëndrimet. Por kjo ndodh kur ulesh. Në momentin kur ulemi, bëhet dhe më e qartë me çfarë pikash PS-ja nuk është dakord dhe çfarë mund të bëjmë ne për t’i arritur këto”.

-Kush do të jenë në gamën e atyre që do të konsiderohen si “figura të papastra”?

“Ligji merret me kategori. Janë personat e zgjedhur që kanë një mandat politik, që janë deputetët, kryetarët e bashkive dhe komunave. Pastaj vijnë zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, ambasadorët, nivele të larta të Policisë së Shtetit, të ushtrisë, persona të emëruar nga Kuvendi dhe të dekretuar nga Presidenti i Republikës, që përfshijnë gjyqësorin shqiptar dhe sistemin e drejtësisë. Këto janë kategoritë”.

-Ka pasur një akuzë nga PS-ja, se ky ligj mund të jetë në vazhdën e sulmeve ndaj gjyqësorit e ndaj sistemit të drejtësisë, duke marrë parasysh faktin që një pjesë e gjyqtarëve mund të kenë gjykuar edhe në periudhën e diktaturës. Si mund të kategorizohen këta njerëz, nëse vërtet kanë dhënë vendime që janë pjesë e krimeve të komunizmit, me pjesën tjetër të funksionarëve të asaj kohe?

“Qëndrimi ynë është ky: të gjithë gjyqtarët, hetuesit e prokurorët që kanë marrë pjesë në gjyqe politike. Pra, “gjyqet politike”, kjo është fjala që e veçon gjyqtarin nga gjyqtarë të tjerë, të cilët janë marrë me çështje të tjera jopolitike. Pra, nëse ke marrë pjesë në gjyqe politike, atëherë ky do të jetë një kusht për të mos u zgjedhur, që të mos jesh pjesë e këtij sistemi. Nëse ke dënuar njerëz politikisht, ke qenë pjesë e trupit gjykues, pjesë e hetuesisë, e prokurorisë së asaj kohe, q&eu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›