E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitalet në skemë, ISKSH nuk e di se sa kushtojnë shërbimet

 

TIRANE-Duket se futja e spitaleve rajonale në skemën e sigurimeve shëndetësore nuk do të jetë aq e lehtë. Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Sigurimeve Shëndetësore kanë deklaruar se në fillim të 2009-ës, kjo skemë do të fillojë të implementohet në disa nga spitalet e rretheve. Por, për profesor, Isuf Kalo, kjo nuk do të jetë kaq e thjeshtë. Sipas tij, pa u hartuar udhërrëfyesit mjekësorë, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor nuk mund të financojë spitalet. Profesor, Isuf Kalo, i cili aktualisht është në krye të Agjencisë së Akreditimit të spitaleve e shpjegon këtë me faktin se Institutit të Sigurimeve Shëndetësore i duhet të dijë më parë se sa është kostoja e shërbimit që do të blejë. Por aktualisht në spitalet tona nuk është bërë një përllogaritje e tillë, përveçse në spitalin e Durrësit, i cili është i pari spital që është futur në skemën e sigurimeve shëndetësore. Isuf Kalo e ka quajtur një gabim të pafalshëm të shëndetësisë shqiptare, mungesën e udhërrëfyesve shëndetësorë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›