E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iva Mera merr këshilla mode nga dy djem gay

 

Modelja dhe drejtuesja e “Nacional Bingo” në TV Klan spikat për një gardërobë të pasur dhe shije të pagabueshme në veshje. “Nuk marr këshilla mode nga askush”, thotë bukuroshja 21-vjeçare. Të vetmen herë që ka pyetur për një mendim të dytë, ka qenë një gay. “Kam qenë duke bërë “shopping” në një butik në Gjermani. Duhej të vendosja të blija një fustan serioz, që të më hynte në punë për raste speciale”, thotë modelja. “Isha shumë e pavendosur. Por për fatin tim të mirë në të njëjtin dyqan ishin edhe dy klientë të tjerë, të cilët më ndihmuan të vendosja më në fund. Dy klientët të cilët u treguan shumë të gatshëm të më ndihmonin ishin gay. Unë kisha dëgjuar që homoseksualët kanë një nuhatje të pagabueshme në stil”, ka treguar Iva, e cila nuk është “show girl” i vetëm, që merr këshilla mode nga meshkuj. Domenico Dolce dhe Stefano Gabana janë stilistët personalë të emrave të njohur në “show biz” si: Madonës, Kylie Minogue, Rihanës, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›