Aldo Hoxha thika nuk perben prove

Ekspertiza shkencore e policisë kriminale nuk ka gjetur asnjë gjurmë në thikën e sekuestruar në shtëpinë e Aldo Hoxhës, te akuzuarit si autori i dyshuar i vrasjes si Fatbardha Tafës ,dy javë më parë pranë fushës së aviacionit në Tiranë. Burime konfidenciale të abc neës pranë grupit hetimor bëjnë të ditur së në thikën e sekuestruar nuk janë gjetur gjurmë që të provojnë pretendimet e prokurorisë, sipas së cilës, kjo është thika me të cilën Aldo Hoxha ka vrarë 38 vjeçaren. Burimet prane ekspertizës thanë se thika në momentin, që u sekuestrua ishte larë dhe pastruar, por mbetet ende të behet krahasimi i thikës me plagën në trupin e viktimës. Po ashtu burimi tha për abc neës se edhe në doreza nuk është gjetur asnjë gjurmë. Deri tani tani sipas ekspertëve të laboratorit te kriminalistikes, provë e pakontestueshme është kapelja ku janë gjetur fije floku dhe djersa e Aldo Hoxhës si dhe njolla gjaku të viktimës dhe motrës së saj Lumturie Gjanës. Ndërkaq Aldo Hoxha vazhdon të mohojë autorësinë e tij për vrasjen gjatë grabitjes së Fatbardha Tafës, më 7 gusht tek Fusha e Aviacionit. Ndërkohë grupi hetimor po vijon me hetimin e ngjarjes dhe kontrollet e vazhdueshme në shtëpinë e 20 vjecarit për të bërë zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e të dyshuarit si bashkëautor të grabitjes.